Sport

Florentino Perez bën lëvizjen e zgjuar, UEFA dhe FIFA nuk mund të bëjnë asgjë! Gjykata e Madridit: Nuk e ndaloni dot Super League-n

Organi në fjalë ka lëvizur për të ndaluar FIFA-n, UEFA-n dhe të gjitha federatat ose kampionatet nga miratimi i çdo mase që ndalon, kufizon në çfarëdo mënyre, direkt ose indirekt, fillimin e Super League
Featured image of article: Florentino Perez bën lëvizjen e zgjuar, UEFA dhe FIFA nuk mund të bëjnë asgjë! Gjykata e Madridit: Nuk e ndaloni dot Super League-n Florentino Perez

SPANJË-Gjykata e Madridit ka lëshuar një vendim paraprak që ndalon UEFA dhe FIFA të bllokojnë fillimin e Super League.Organi në fjalë ka lëvizur për të ndaluar FIFA-n, UEFA-n dhe të gjitha federatat ose kampionatet nga miratimi i çdo mase që ndalon, kufizon në çfarëdo mënyre, direkt ose indirekt, fillimin e Super League.

Po kështu, këto masa ndalojnë miratimin e çdo sanksioni ose masë disiplinore kundër klubeve pjesëmarrëse, lojtarëve dhe menaxherëve të tyre.Një vendim i rëndësishëm, pas kërcënimeve nga organet drejtuese të futbollit evropian dhe botëror kundër 12 klubeve “ndarëse” në lidhje me përjashtimet e mundshme nga gara aktuale dhe të ardhshme, si të kompanive ashtu edhe të anëtarëve të tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimi u mor pasi Kompania Evropiane e Superligës SL kërkoi nga gjykata një masë paraprake për të parandaluar organet rregullatore të futbollit nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund të shkonte kundër konkurrencës së re. Një lëvizje e zgjuar nga Florentino Perez që si duket nuk lëshon pe në asnjë minutë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment