Sport

Flitet se do largojë një yll, Mancini ka një këshillë merkatoje për Juven

Si do të reagojnë bardhezinjtë?
Featured image of article: Flitet se do largojë një yll, Mancini ka një këshillë merkatoje për Juven Roberto Mancini

Roberto Mancini ka marrë pjesë në një lidhje direkte në Instagram me Gazetta dello Sport, në të cilën i ka dhënë zemër Juventusit për vazhdimësinë e një lojtari të tij në kombëtaren italiane.

“Shpresoj që Juventus të ketë besim te Bernardeschi, ka shumë cilësi dhe mund të përmirësohet akoma. Me kombëtaren ëshhtë paraqitur gjithmonë mirë, jemi të lumtur me punën e tij dhe shpresoj të jetë kështu edhe në të ardhmen”, ka thënë tekniku i “axurrëve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Chiesa është një tjetër lojtar që mund të përmirësohet shumë. Të largohet nga Fiorentina? Ndoshta do të përmirësohet si ekip. Sigurisht, ai mund të përmirësohet si shumë lojtarë të tjerë të rinj”, ka shtuar Mancini.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment