Sport

Flick për sezonin e ri: Lojtarët janë më të motivuar se kurrë, duan të fitojnë sërisht tripletën. 

Pas fitimit të tre trofeve sezonin e kaluar tekniku i bavarezëve është shprehur se lojtarët e tij janë mëse të motivuar dhe se dëshirojnë të fitojnë sërisht tripletën.   
Featured image of article: Flick për sezonin e ri: Lojtarët janë më të motivuar se kurrë, duan të fitojnë sërisht tripletën.  Trajneri i Bayern Munich

GJERMANI- Trajneri i Bayern Munich, Hans-Dieter Flick në një konferencë ka folur për objektivat e sezonit të ri në futboll. Pas fitimit të tre trofeve sezonin e kaluar tekniku i bavarezëve është shprehur se lojtarët e tij janë mëse të motivuar dhe se dëshirojnë të fitojnë sërisht tripletën.

 “Skuadra nuk do të ketë probleme motivimi pas rezultateve fantastike që arritëm sezonin e fundit.

E njoh mirë karakterin e djemve të mi. Lojtarët që luajnë për Bayern Munchen duan të përsërisin suksesin që arritëm këtë vit, ata duan të fitojnë sërish tripletën“, deklaron trajneri i kampionëve të Europës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bavarezët sezonin e kaluar arritën të fitonin Champions League, duke marrë kështu edhe emrin Kampionët e Europës,  nën drejtimin e trajnerit Hans Flick.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment