Rajoni

Desh pësoi aksident me helikopter, flet Vuçiç, ‘qetëson’ popullin e tij: S’kam frikë, çdo gjë është në rregull

  • Aleksandër Vuçiç në rrezik, piloti i helikopterit shmang tragjedinë
  • I pyetur nga media vendase Alo.rs, presidenti serb tha se çdo gjë ishte mirë dhe nën kontroll duke shtuar se piloti bëri atë që duhej.
    Featured image of article: Desh pësoi aksident me helikopter, flet Vuçiç, ‘qetëson’ popullin e tij: S’kam frikë, çdo gjë është në rregull Aleksandër Vuçiç

    SERBI– Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i ka qetësuar të gjithë duke sqaruar se si kishte ndodhur ‘incidenti’ në helikopterin me të cilin ai po udhëtonte.

    I pyetur nga media vendase Alo.rs, presidenti serb tha se çdo gjë ishte mirë dhe nën kontroll duke shtuar se piloti bëri atë që duhej.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Nuk kam frikë, kam fluturuar për shtatë vite rresht. Nuk kam frikë të fluturoj. Piloti zbatoi procedurën normale kur u përball me mot të keq. Çdo gjë është në rregull,”– tha Vuçiç në prononcimin e tij.

    Piloti i Vuçiç shmangu sot tragjedinë pasi u përball me mot të keq. Shkak për ndryshimin e papritur kanë qenë kushtet e këqija të motit, të cilat kanë detyruar pilotin që të bënte një lëvizje të paparashikuar. 

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment