Bota

Flet virologu italian: Virusi po aq i dëmshëm sa në pranverë

Ai gjithashtu kujtoi se e vetmja gjë që e mban virusin larg është distanca sociale dhe përdorimi i maskës.
Featured image of article: Flet virologu italian: Virusi po aq i dëmshëm sa në pranverë Roberto Buroni

ITALI- Vilologu italian Roberto Buroni në një intervistë për mediat vendase ka folur rreth pandemisë së krijuar nga koronavirusi ku është shprehur se duhet që të bëjmë shumë kujdes pasi vazhda e virusit është po e njëjta si në fillimet e saj. Ai gjithashtu kujtoi se e vetmja gjë që e mban virusin larg është distanca sociale dhe përdorimi i maskës.

 “Tregohuni të kujdesshëm, mbani distancën, përdorni maskën si dhe shmangni ambientet me shumë njerëz. Virusi është ende midis nesh dhe po aq i dëmshëm sa në pranverë. E gjitha situata tani varet nga kujdesi ynë”, shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri total i të infektuarve me Covid-19 në Itali është 314,861 ndërkohë personat që kanë humbur jetën janë 35,894 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment