Aktualitet

Flet vëllai i autorit të atentatit në Bulqizë: Kushërinjtë e nisën të parët, ne prej kohësh dalim me frikë në qytet

Ai shprehet se janë ata që duan ti sheshojnë gjakrat mes familjeve e se dalin në Bulqizë me frikë. 
Featured image of article: Flet vëllai i autorit të atentatit në Bulqizë: Kushërinjtë e nisën të parët, ne prej kohësh dalim me frikë në qytet Pamje nga atentati

TIRANË– Vëllai i autorit që qëlloi me armë, Ergys Zeneli, ka rrëfyer për “BalkanWeb”, një tjetër version të ngjarjes. Ai akuzon dy kushërinjtë Shaqir dhe Erlind Tollja se kanë qëlluar të parët nga vëllait të tij, Besmirit.

Ai shprehet se janë ata që duan ti sheshojnë gjakrat mes familjeve e se dalin në Bulqizë me frikë.

Vijme tek ngjarja e djeshme qe tronditi opinionin, por edhe familjen time, pasi nuk shquhemi si pjesmarres ne te tilla veprime. Te pretenduarit si te demtuar, kane qene duke qendruar tek lokal Kashta, kur Besmiri ka kaluar me makine. Ne ate moment ne baze te deshmitareve okular dhe provave filmike tashme te administruara nga komisariati i Bulqizes, shtetasit Shaqir Tollja dhe Lindi Tollja se bashku me nje apo dy makina tjera jane vene ne ndjekje te Besmirit. I kane dale paralel ne ecje e siper dhe nen kercenimin e armes i kane kerkuar te ndaloje makinen. Nderkohe qe Besmiri ka rritur shpejtesine shtetasi Lindi Tollja e ka parakaluar duke i prere rrugen per ta detyruar te ndaloje. Besmiri i ndjere i cenuar per jeten e tij, ka reaguar duke e perplasur me pjesen e parakolpit. Pak me larg, prane nje karburanti tek rruga e Arberit, Lindi Tollja sipas te dhenave ka kryer dy ose me shume qitje ne drejtim te automjetit, ku dy prej plumbave kane goditur ne pjesen e perparme te makines. Saktesisht ne pjesen e kofanos. Ne si familja e tij denojme cdo akt dhune ndaj dhe të kujtdo por njekohesisht kerkojme qe edhe ngjarjet te sqarohen plotesisht e jo te montuara duke perfituar nga mungesa paraprake e informacioneve. Ne prej kohesh dalim me frike ne Bulqize dhe gjithnje jemi perpjekur te sheshojme mosmarreveshjet e biznesit duke perfshire edhe pale te treta shpesh here. E kurrsesi ti bejme personale me kushurinjte tane apo me kedo tjetër”, është shprehur vëllai i autorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja ka ndodhur diten e djeshme rreth orës 14:40 në hyrje aksin Bulqizë-Peshkopi, por fatmirësisht asnjë prej plumbave të lëshuar nuk ka prekur dy të afërmit. Sipas protagonistëve kryesore të ngjarjes familjet Tollja dhe Zeneli kanë konflikte të vjetra për fabrikën e Ferrokromit në Tërnovë. Ata kanë bërë me dije se disa muaj më parë autori i atentatit të sotëm ka ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj familjes Tollja, përfshirë edhe kërcënimin me armë në kokë të një 15-vjeçari. Dy kushërinjtë Tollja janë shoqëruar në komisariatin e Bulqizës për t’u marrë në pyetje, në mënyrë që të zbardhen motivet e ngjarjes. Ndërsa Zeneli, është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment