Aktualitet

“Ishte motra ajo që na shkatërroi familjen”, flet motra e Eglantina Bucit: Edhe mua nuk më lanë të martohesha me burrin që kam, ika nga shtëpia

Motra e të ndjerës ka rrëfyer se nuk e dinte se Eglantina kishte ndërruar jetë.
Featured image of article: “Ishte motra ajo që na shkatërroi familjen”, flet motra e Eglantina Bucit: Edhe mua nuk më lanë të martohesha me burrin që kam, ika nga shtëpia Eglantina Buci
Përditësuar:

TIRANE–Motra e Eglantina Bucit është shprehur për ‘Fax News’ se nuk ka pasur komunikim me të motrën prej 4 vitesh. Motra e të ndjerës ka rrëfyer se nuk e dinte as se e motra kishte ndërruar jetë.

Elona është një nga personat e fundit që ka kontaktuar me të motrën Eglantina Buci, që u ekzekutua nga i vëllai Shkëlzeni dhe i ati 8 vite më parë në Malin me Gropa.

Ajo tha se Shkëlzeni nuk ka bërë asgjë në kokën e tij dhe për gjithçka nxitej nga babai i tyre, duke shtuar se me ato të dy ka shkëputur kontaktet prej 15 vitesh pasi nuk pranonin edhe lidhjen e saj me bashkëshortin që sot jeton dhe ka 2 fëmijë.

Shkëlzeni nuk do të ishte i aftë të bënte asgjë në mendjen e tij, është shtyrë nga babai, madje edhe për atentatin ndaj Mishel Prelës. Babai nuk e lejonte të na takonte. Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes, kur më vdiq vëllai nga sëmundja e rëndë, shkova vetëm ditën e varrimit’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elona zbulon se i ati pas ndarjes me nënën e saj në vitin 1993 është martuar me një grua të dytë e se kjo e fundit i ka shkatërruar dhe familjen pasi dhunonte fëmijët.

Babi u divorcua nga mami në vitin 1993, pastaj u martua me një tjetër, njerka na ka dhunuar vazhdimisht, ajo na shkatërroi familjen, por edhe babi po ashtu. Nuk pranuan që unë të martohesha me bashkëshortin që kam. Ika nga shtëpia, tani jetoj në punën time, kam një vajzë dhe një djalë. Nënën time, Nafije Bucin e mori daja dhe jeton aty, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarjen e morëm vesh ditën e premte me datë 4 shtator. Eglantina ishte zhdukur për 4 vite, ishte shfaqur, erdhi qëndroi tek shtëpia ime disa javë dhe njohu dikë me të cilin u takua. Nuk e kam parë kurrë më që atëherë. E kam thirrur në telefon, i kam shkruar në rrjetet sociale, asnjë përgjigje. Mësuam tani çfarë kishte ndodhur, nuk e di në fakt se çfarë ndodhi. I kishin marrë analizat e ADN-së, njerkës, prandaj kishin vonuar hetimet, ishin ngatërruar hetuesit. Pastaj morën të mamit dhe dolën që eshtrat ishin të Eglantinës. Mendoja se është jashtë. E kërkova në telefon, në rrjetet sociale nuk mu përgjigj askund.”- ka treguar motra e 31 vjeçares e cila u qëllua për vdekje dhe gropos nga vëllai i saj në “Malin me Gropa”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment