
GREQI-Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis pas takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg është shprehur se Turqia duhet ti jap fund armiqësive dhe të hap rrugën për një zgjidhje, duke theksuar dhe rolin e Natos në zgjidhjen e konflikteve.
“Kur një anëtar kthehet kundër një vendi anëtar, ai kthehet kundër vetë NATO-së,”-ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka vënë në dukej se çështja me Turqinë nuk është vetëm dypalëshe, por një problem që shqetëson të gjithë partnerët e NATO-së, një sfidë globale, një rrezik që rri në një zonë gjeostrategjike për SHBA-në dhe gjithë rajonin perëndimore.
“Greqia po kërkon një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve në përputhje me parimet e drejtësisë dhe solidaritetit dhe mirëpret lëvizjen e parë të bërë nga Turqia për të zbutur situatën. Mbetet për t’u parë nëse ky është një qëllim i mire.Ne presim qëndrueshmëri dhe vazhdimësi dhe që data për fillimin e dialogut të përcaktohet menjëherë”- ka thënë Kryeministri.
Lidhur me vendimet e dialogut në nivelin tekniko-ushtarak, ai theksoi se ka rënë dakord për krijimin e një linje 24-orëshe të komunikimit midis shtabeve ushtarake të të dy shteteve.
“Turqisë i mbetet të mbyllë rrugën e krizës dhe të hapë rrugën për një zgjidhje,”– ka thënë ai.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është shprehu i gëzuar në lidhje me vizitën në Athinë dhe e ka përshkruar Greqinë si një “aleate të vlefshme”.
“Për disa vjet, Greqia ka qenë në vijën e parë të krizës së refugjatëve dhe emigrantëve,”- ka thënë Jens Stoltenberg.
(k.a/dosja.al)