Aktualitet

Flet djali i rojes së shkollës që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren në Babrru: Babai është fajtor, jam konfrontuar fizikisht me të, e kam denoncuar edhe më herët

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe djali i 65-vjeçarit, i cili është shprehur se dënon veprimin e të atit. Ai ka theksuar se babain e ka denoncuar edhe më herët për sjellje të pahijshme.
Featured image of article: Flet djali i rojes së shkollës që abuzoi seksualisht me 15-vjeçaren në Babrru: Babai është fajtor, jam konfrontuar fizikisht me të, e kam denoncuar edhe më herët Foto ilustruse

KAMËZ- Detaje të reja kanë dalë nga përdhunimi i 15-vjeçares në Kamëz, mbi të cilën abuzoi sekualisht 65-vjeçari Abaz Doku.

Për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe djali i 65-vjeçarit, i cili është shprehur se dënon veprimin e të atit. Ai ka theksuar se babain e ka denoncuar edhe më herët për sjellje të pahijshme.

“E dënoj veprimin e babait. Na ka thënë se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë por gjithsesi ai është fajtor se ajo ishte e mitur. Unë e kam denoncuar dhe më herët tim atë për sjelljet e tij të pahijshme. Bashkë jemi konfrontuar edhe fizikisht për këtë çështje dhe unë kam kërkuar nga drejtori i shkollës që ta heqë nga puna para një viti. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim at”,  është shprehur ai për mediet. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, ku 64-vjeçari abuzoi mbi 15-vjeçaren. 65-vjeçari e filmoi gjithë skenën dhe  me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato.  E gjendur nën presion, 15-vjeçarja është bindur. Ndërkohë videon u kishte shpërndarë tre të rinjve.

J.V/Dosja.al

Shto Koment