Aktualitet

Flet babai i adoleshentes nga Kruja: Ma kanë torturuar gocën prej muajsh, shteti të më ndihmojë se fëmijët kanë frikë të rrinë në shtëpi

Në një intervistë, për gazetaren Doriana Bezati, babai i adoleshentes, tregon se fëmijët e tij kanë frikë të rrinë në shtëpi. Ai shton se të bijën ja kanë torturuar për muaj me radhë dhe se ka nevojë për ndihmën e shtetit.
Featured image of article: Flet babai i adoleshentes nga Kruja: Ma kanë torturuar gocën prej muajsh, shteti të më ndihmojë se fëmijët kanë frikë të rrinë në shtëpi 17-vjeçarja e abuzuar, babai i saj dhe gazetarja, Doriana Bezat

KRUJË– Babai i 17-vjeçares së abuzuar seksualisht në Krujë, ka kërkuar drejtësi nga shteti.

Në një intervistë, për gazetaren Doriana Bezati, babai i adoleshentes, tregon se fëmijët e tij kanë frikë të rrinë në shtëpi. Ai shton se të bijën ja kanë torturuar për muaj me radhë dhe se ka nevojë për ndihmën e shtetit.

Shteti të më mbrojë familjen. Një prej personave të shpallur në kërkim më hodhi tritol te shtëpia. Ndihem i kërcënuar. Dua që shteti të më mbrojë jetën e fëmijëve se me bukë i mbaj vetë. Kanë frikë të rrinë në shtëpi. Vajzën ma kanë torturuar për muaj të tërë. Shteti të bëjë drejtësi,”- thotë ai.

Vetë adoleshentja rrëfeu se kishte qenë ë kërcënuar dhe nëse do i denocnonte djemtë në fjalë, siç bëri, do i trafikonin motrat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Banesa e adoleshentes u bë shënjestër e një sulmi me tritol mesnatën e kaluar. Lënda plasëse u pikas nga e ëma e 17-vjeçares dhe nuk shpërtheu, ndërkohë që autori, 23 vjeç, me inicialet A.B., banues në Krujë, është shpallur në kërkim.

Një ditë me parë u finalizua operacioni “Nikla” dhe u vunë në pranga katër persona. Në prangat e Policisë kanë rënë: E. C. (Ç)., 28 vjeç; F. L., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në Itali; L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Ndërsa në kërkim janë shpallur;  A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment