Bota

Flet babai i Boris Johnson nga karantinimi: Djali im do ia dalë, është rritur në fshat dhe është i fortë

79-vjeçari është shprehur se djali i tij do të arrijë ta mposhtë këtë betejë pasi ai ka bërë një jetë fshati dhe është mjaft i fortë dhe i qëndrueshëm. Ndërkohë ky i fundit që nga momenti që Johnson është konfirmuar më Covid-19, është izoluar dhe për gjendjen shëndetësore e të birit informohet vetëm nga lajmet.
Featured image of article: Flet babai i Boris Johnson nga karantinimi: Djali im do ia dalë, është rritur në fshat dhe është i fortë Boris Johnson dhe i ati
Përditësuar:

BRITANI- Babai i Boris Johnson, Stanley Johnson, ditën e sotme ka folur për mediat në lidhje me shëndetin e djalit të tij dhe njëkohësisht të kreut të shtetit të Britanisë.

79-vjeçari është shprehur se djali i tij do të arrijë ta mposhtë këtë betejë pasi ai ka bërë një jetë fshati dhe është mjaft i fortë dhe i qëndrueshëm. Ndërkohë ky i fundit që nga momenti që Johnson është konfirmuar më Covid-19, është izoluar dhe për gjendjen shëndetësore e të birit informohet vetëm nga lajmet.

 “Po dëgjoj vetëm në lajme sesi është gjendja e tij e nuk po informohem nga ndokush. Por ai është optimist, i qëndrueshëm dhe i fortë. Boris mund të mbështesë idetë e tij në faktin se kur ka qenë i vogël është rritur në një fermë, me kushte të vështira. Shpresoj që Boris do të ketë kohë të rikuperohet në ‘Checkers’, ku kanë marrë një fermë shumë të mirë prej 2,000 hektarësh. Ai do të jetë në shtëpi atje dhe në elementin e tij. Boris nuk është njeri klasik, por vjen nga fshati e kjo do e ndohmojë shumë atë. Ai është një fshatar që shkelmon”, tha babai i kryeministrit britanik për DailyMail.

Ish-deputeti njëkohësisht dhe autor librash, karantinimin po e kryen në fermën ku Boris Johnson ka kaluar një pjesë të jetës së tij. Sakaq ka folur për jetën e përditshme të kryeministrit gjatë asaj kohe, ku dhe shton se Boris ka një karakter të fortë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Një pjesë e karakterit të djalit tim është formuar pikërisht këtu dhe në fshatin lokal të Ëinsford. Boris u rrit për të qenë i zellshëm në fermën tonë kodrinore, si unë, duke u marrë me delet dhe duke punuar me kafshët. Ne nuk ishin familje që organizonte darka, ne nuk shkonim për gjueti apo peshkim, por ne ishim fermerët Exmoor-i. Boris iu bënte deleve në kurriz shkronjën L para se të shkonim ne në treg. Ai ka marrë një pjesë të karakterit të kësaj ane, ndaj besoj se është optimist dhe shumë shpresëdhënës.”- ka thënë ai.

55 vjeçari, u shtrua në spitalin St Thomas të dielën pasi prej 10 ditësh simptomat e tij të koronavirusit ishin përkeqësuar, duke i shkaktuar shumë probleme kryesisht me mushkëritë. Por tashmë me daljen e analizave është konfirmuar se kryeministri britanik nuk ka pneumoni.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment