Aktualitet

“S’më zë gjumi natën”, përlotet babai i Andi Malokut: SPAK të veprojë, nëse nuk zbardhet ngjarja do e marr vetë gjakun e tim biri

Maloku në një deklaratë është shprehur se Prokuroria duhet të sqarojë pse i ka vdekur djali.
Featured image of article: “S’më zë gjumi natën”, përlotet babai i Andi Malokut: SPAK të veprojë, nëse nuk zbardhet ngjarja do e marr vetë gjakun e tim biri Andi Maloku dhe atentati

TIRANË- Genci Maloku, babai i Andi Malokut që mbetiti vrarë gjatë atentatit kundër prokurorit Arjan Doja ka reaguar sërish sot e ka bërë thirrje për drejtësi. Maloku në një intervistë për Neës është shprehur se Prokuroria duhet të sqarojë pse i ka vdekur djali.

Im bir 2 muaj pune si shofer i prokurorit Ndoj. Prokuroria ka videot e ngjarjes dhe nuk arreston atentatorin tjetër. Prokuroria të veprojë ndryshe do e marr vetë gjakun e tim biri”, ka thënë bëbai i Andi Malokut. Më tej ai thotë se ka kontaktuar vetë deputetin Malokun dhe i ka kërkuar të bënte publike videon, pasi nuk e zë gjumi natën pa gjetur drejtësinë për djalin. 

Edhe videon e nxora. Prokuroria të veprojë. I kërkova ndihmë deputetit dhe i thashë bëjë si fëmijën tim. Mu duk më i drejti nga ato e i kërkova ndihmë. Djali im nuk ka pasur konflikte, kishte 2 muaj punë. Kanë pasur gjithë respekt për djalin tim, ai ishte i vetëm dhe e donim të gjithë. Djalit kur ishte gjallë i kam thënë se ku po punon, por derisa ai punën po bënte. Më ka thënë të ishte gjë e keqe puna që kishte, do e kishin arrestuar. Arsyeja mund të jetë politike a ku di unë. Po të dojë shteti e kap direkt, kurse kjo ka 8 muaj që fëmija im nuk është më gjallëJam i shkatërruar totalisht. Arsyen pse djali im është gjallë”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ditë më parë këto video u bënë publike nga deputeti Halit Valteri në Kuvend, dhe tashmë janë dhe në duart e SPAK. Pak ditë më parë babai i Andi Malokut, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i vrarë në atentatin e 1 nëntorit në mbikalimin e Shkozetit në Durrës, i ka dërguar një letër autoriteteve shqiptare, institucionever ndërkombëtare, Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Genci Maloku, thotë se nga ana e policisë së Durrësit nuk u mor asnjë masë për të parandaluar ikjen e autorëve dhe shton se akoma nuk i është marrë ADN-ja të dyshuarit kryesor për ngjarjen, që tanimë është edhe i arrestuar, Orgest Bilbilit.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment