Diaspora

Ish-kryebashkiaku i Verona-s solidarizohet me shqiptarët: Do të bëjmë të pamundurën që t’ja dalim

VIDEO
Flavio Tosi, nëpërmjet video-mesazhit ka thënë që të gjithë bashkë do bëjmë të pamundurën që t'ja dalim.
Featured image of article: Ish-kryebashkiaku i Verona-s solidarizohet me shqiptarët: Do të bëjmë të pamundurën që t’ja dalim Flavio Tosi

ITALI– Një mesazh slidariteti për shqiptarët që jetojnë në Itali dhe për të gjithë popullin shqiptar, ditën e sotme ka ardhur edhe nga ish- kryetari i bashkisë në Verona, Flavio Tosi, i cili nëpërjmet video-mesazhit ka thënë që të gjithë bashkë do bëjmë të pamundurën që t’ja dalim.

“Te dashur miq te komunitetit shqiptar, e dimë që dhe pandemia ka ardhur edhe nnë shqipëri, por do të bëjmë të pamundurën ta kalojmë këtë situatë”– thotë Flavio Tosi

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global numri i personave të infektuar me COVID-19 ka shkuar në 82,750 të infektuae dhe 16,578 persona të tjerë kanë ndërruar jetë nga pandemia globale. Lajme të mira na vijnë nga Kina, pasi aty në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me COVID-19. Në Europë, vendi më i prekur është Italia duke kapur 6 mijë të vdekur dhe më shumë se 63 mijë të infektuar. Por nuk mbetet pas as Spanja, e cila shënon me qindra të vdekur çdo ditë duke kapur shifrën e 2300 personave që kanë ndërruar jetë. Në Shqipëri deri më tani ka 123 persona të infektuar dhe 5 viktima.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment