Bota

Flasin shkencëtarët: Ka tre lloje të ndryshme të Covid-19, mund të shkaktojnë mutacione te trupi i njeriut

Sipas tyre gjenetika e Covid-19, ka nisur të studiohet që nga 24 dhjetori dhe ka përfunduar në 4 mars, duke zbuluar tre variante të ndrshme  por të lidhura ngushtë. Ata shtojnë se virusi që kishte origjinën në Kinë dhe në Azi nuk ishte lloji origjinal.
Featured image of article: Flasin shkencëtarët: Ka tre lloje të ndryshme të Covid-19, mund të shkaktojnë mutacione te trupi i njeriut Foto ilustruese
Përditësuar:

ANGLI- Studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit në një studim të bërë janë shprehur se ekzitojnë tre lloje të ndryshme të Covid-19 që infektojnë njerëzit. Këto lloje sipas tyre shkaktojnë mutacione te trupi i njeriut dhe kjo mund të sjellë shumë pasoja të rënda në të gjithë botën.

Sipas tyre gjenetika e Covid-19, ka nisur të studiohet që nga 24 dhjetori dhe ka përfunduar në 4 mars, duke zbuluar tre variante të ndrshme  por të lidhura ngushtë. Ata shtojnë se virusi që kishte origjinën në Kinë dhe në Azi nuk ishte lloji origjinal.

Sipas studimit të tyre kronavirusi (e njohur si lloji B) rrjedh nga virusi origjinal SARS-CoV-2 i cili u përhap te njerëzit nga lakuriqët përmes pangolinave (lloji A).

Tipi A është versioni që tani është më i përhapuri në Amerikë dhe Australi.

Një variant tjetër, i quajtur tipi C, rrjedh nga tipi B i Wuhan, dhe u përhap në Evropë përmes Singaporit.

Shkencëtarët besojnë se virusi mund të jetë vazhdimisht duke pësuar mutacion për të kapërcyer nivele të ndryshme të rezistencës së sistemit imunitar në popullata të ndryshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Metodat e përdorura për të gjurmuar migrimin parahistorik të njerëzve antikë u përshtatën për të ndjekur përhapjen e virusit SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

 

 

 

Shto Koment