Rajoni

Flasin rusët që folën me Zaev: E bëmë për qejf, t’i tallnim pak, kemi telefonuar edhe Haradinajn

Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej thanë se përveç kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga ata është tallur edhe Ramush Haradinaj.
Featured image of article: Flasin rusët që folën me Zaev: E bëmë për qejf, t’i tallnim pak, kemi telefonuar edhe Haradinajn Ramush Haradinaj dhe Zoran Zaev

RUSI– Pas telefonatave që shkaktuan aq shumë turbullira në Ballkan, flasin për herë komedianët që u tallën me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev.

Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej thanë se u mërzitën dhe se prandaj vendosën që të publikonin videot.

Ne e zgjodhëm atë sepse e dëgjuam deklaratën e tij se Rusia po tenton të përzihet në çështjet e brendshme të Maqedonisë, dhe se po tenton ta parandalojë aderimin e Maqedonisë në NATO. E më pas dëgjuam se Rusia ka organizuar protesta vitin e kaluar, kështu vendosëm ta telefonojmë. Arritëm ta kontaktojmë dhe më pas e kuptuam se ai dëshiron të vazhdojë të flasë me ne. Menduam se nuk do të marrim asgjë interesante nga ai, dhe u lodhëm duke folur me të dhe ashtu…”

Por Aleksei ka rrëfyer se ndër “viktimat” e dyshes është edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ne nuk jemi specialiste për çështjen e Ballkanit! Kemi udhëtuar në Ballkan dhe kemi dëgjuar shumë gjëra. Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, do të jenë dhe janë miq tanë sepse ashtu duan popujt tanë. Sa i përket problemeve… Ne nuk kemi shkaktuar probleme me asnjë shtet zyrtarët e të cilëve i kemi tallur. Kemi tallur edhe kryeministrin e Kroacisë, të Kosovës dhe shumë persona tjerë”.

Kryeministri Zoran Zaev ka rënë pre e përgjimeve. Ai është telefonuar nga komedianët rusë Vladimir Kuzencov dhe Leksus Aleksej, të cilët hiqeshin si ish-presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko. Të dy kanë diskutuar edhe mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Zaev pranoi bisedën por theksoi se nuk jep dorëheqjen. Opozita pret largimin e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment