Rajoni

Flasin Exit-Pollet, ja kush është fituesi në zgjedhjet në Kroaci

Ndërkohë, sipas Exit-Polleve, Partia e kryeministrit aktual, Andrej Plenkovic ka fituar 61 mandate.
Featured image of article: Flasin Exit-Pollet, ja kush është fituesi në zgjedhjet në Kroaci Foto Ilustruese

KROACI– Qendrat e votimit ku qytetarët kroatë zgjodhën përfaqësuesit në Parlamentin Kroat në legjislaturen e dhjetë u mbyllën. Mbyllja u bë në orën 19:00, dhen ë orën 21:00 pritet që në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të dalin rezultatet e para zyrtare.

Ndërkohë, sipas Exit-Polleve, Partia e kryeministrit aktual, Andrej Plenkovic ka fituar 61 mandate.

Ndërsa, partia tjetër Restart ka fituar 44 ulëse. Parlamenti i Kroacisë ka gjithsej 151 ulëse dhe për të krijuar shumicën, Plenkovicit i duhet koalicion me një parti më të vogël.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet në Kroaci janë mbajtur në kohën e pandemisë, duke ruajtur edhe masat. Gjithsej në këto zgjedhje, morën pjesë 1 milion e 150 mijë persona ose 34.04%. 

Një tjetër vend që I zhvilloi zgjedhjet në kohë pandemie ishte edhe Serbia.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment