BotaKuriozitete

Flasin ekspertët: Lani duart pasi të prekni kafshët shtëpiake, mund të mbajnë Covid-19

Ky zhvillim është bërë pasi shumë persona kanë publikuar foto se po kalojnë kohën e tyre në shoqërinë e kafshëve.
Featured image of article: Flasin ekspertët: Lani duart pasi të prekni kafshët shtëpiake, mund të mbajnë Covid-19 Foto Ilustruese
Përditësuar:

FRANCË– Edhe pse nuk ka ende prova se kafshët shtëpiake mund të transmetojnë Covid-19, ekspertët francezë kanë thënë se ato nuk mund të mbajnë virusin, prandaj është e rëndësishme që të lani duart a herë që t’i prekni ato.

Ky zhvillim është bërë pasi shumë persona kanë publikuar foto se po kalojnë kohën e tyre në shoqërinë e kafshëve.

Akademia franceze e mjekësisë është duke këshilluar qeverinë mbi parandalimin e epidemisë pasi sipas tyre ky virus është i ngjashëm me SARS-in dhe ky e fundit kishte infektuar disa specie kafshësh si macet, apo minjtë e pyllit.

Ata përmendën gjithashtu raportimet se dy qen në Hong Kong kishin rezultuar pozitivë me Covid-19 infeksion që kishin marrë nga pronarët e infektuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një nga qentë kishte prezencë shumë të vogël të virusit dhe më vonë u shërua plotësisht ndërsa tjetri po monotorohet” thanë studiuesit francezë.

Burimi: thejakartapost

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment