Kuriozitete

Flasin ekspertët: Mund të keni pasur sëmundjen e Covid-19, nëse keni shfaqur këto simptoma

Ato shprehen që mund të keni pasur simptomat e mëposhtme, por që kanë qenë të buta. Ndërohë kanë shtuar se nëse kto simptoma nuk ekzistojnë më tek ju, mund ta keni kaluar rrezikun e Covid-19
Featured image of article: Flasin ekspertët: Mund të keni pasur sëmundjen e Covid-19, nëse keni shfaqur këto simptoma Foto Ilustruese

Disa ekpertë kanë thënë se disa njerëz mund ta kenë përhapur sëmundjen e koronavirusit përpara se ajo të shpallej zyrtarisht pandemi botërore.

Ato shprehen që mund të keni pasur simptomat e mëposhtme, por që kanë qenë të buta. Ndërohë kanë shtuar se nëse kto simptoma nuk ekzistojnë më tek ju, mund ta keni kaluar rrezikun e Covid-19

Infeksion në sy

Hulumtimi i ri ka treguar se një infeksion në sy, siç është konjunktiviti, mund të jetë një simptomë e Covid-19. “Është e njohur që çdo infeksion i traktit të sipërm respirator mund të rezultojë në konjunktivit viral si një ndërlikim sekondar, i cili është gjithashtu rasti me Covid-19”, -thanë studiuesit.

Ata shtojnë se nuk ka gjasa që një person i infektuar të ketë konjunktivit si simptomën e vetme, por ka të ngjarë të shoqërohet me një ethe, kollë të thatë ose simptomë tjetër.

Kollë e thatë

Një nga simptomat më të zakonshme dhe të njohshme të koronavirusit është kolla e thatë.

Lodhja mendore

Edhe pse nuk është njohur zyrtarisht si simptomë, disa pacientë të infektuar e kanë raportuar atë si një simptomë.

Temperaturë

Përveç kollës së thatë, ky është gjithashtu indikacioni më i zakonshëm i virusit koronar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vështirësi në frymëmarrje

Ndjenja e presionit në gjoks dhe paaftësia për të marrë frymë thellë ndodhin gjithashtu si simptoma.

Humbja e ndjenjës së erës dhe shijes

Kohët e fundit, Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë paralajmëroi se humbja e ndjenjës së erës dhe shijes mund të jetë një simptomë e Covid-19.

Problemet me stomakun

Sipas studimit, doli se nga 204 të infektuar që morën pjesë në studim, 48.5 për qind raportuan diarre si simptomë.

Lodhje fizike

Një tjetër simptomë e Covid-19, e cila gjithashtu ndodh për shkak të fto hjes së zakonshme, viruseve të gripit dhe shumë viruseve të tjera, është një ndjenjë lodhjeje dhe rraskapitjeje. Një organizëm i shëndetshëm me imunitet të fortë është në gjendje të vetë-selektohet me një formë më të butë të këtij virusi, pa e vërejtur edhe atë që e keni.

Burimi: coventrytelegraph

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment