Jete & Stil

Flamuri shqiptar në nëndetësen amerikane, zhytet në Oqeanin Paqësor deri në 10 mijë m thellësi

Në shpellën e Marianas në Oqeanin Paqësor, nëndetësja u zhyt deri në 10,927 metra thellësi. Marinsi amerikan, Viktor Vescovo u zhyt me këtë nëndetëse, e cila mbante flamurin shqiptar.
Featured image of article: Flamuri shqiptar në nëndetësen amerikane, zhytet në Oqeanin Paqësor deri në 10 mijë m thellësi

Viktor Vescovo, biznesmen dhe eksploruesi amerikan arriti një rekord të ri në zhytje me nëndetëse. Ai kaloi katër orë duke eksploruar fundin e oqeanit, ku gjeti krijesa deti, por edhe qese dhe mbetje plastike. Është hera e tretë që njerëzit kanë arritur thellësitë ekstreme të oqeanit për të vëzhguar mbi mbetje plastike.(lexo këtu)

Në trupin e nëndetëses ishin vendosur flamuri i SHBA-ve, flamuri shqiptar dhe i Teksasit.

Marinsi amerikan, Viktor Vescovo.

A bën pjesë flamuri shqiptar në një mision në Oqeanin Paqësor? Përgjigja e kësaj pyetje  është dhënë nga faqja zyrtare e internetit e ‘Five Expans Deeps’, ku thuhet:

“Flamuri kuqezi i Shqipërisë është një haraç për këmbënguljen, qiramarrjen dhe historinë e jashtëzakonshme të popullit të madh shqiptarë dhe një gruaje shqiptare në veçanti, e cila është partneri afatgjatë i sponsorit të ekspeditës që mbetet një mbështetse e fortë e ekspeditës.”

Postimi nga faqja zyrtare e ‘Five Expans Deeps’.

Burimi: Oculus News

L.K/Dosja.al

Shto Koment