Politike

Flamur Hoxha takim me shoqatën e familjeve të përmbytura nga HEC Fierzë: Brenda 2 vitesh do zgjidhet problemi

KUKWS- Drejtuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së familjeve të zonave të përmbytura nga H/C i Fierzës.
Featured image of article: Flamur Hoxha takim me shoqatën e familjeve të përmbytura nga HEC Fierzë: Brenda 2 vitesh do zgjidhet problemi Flamur Hoxha

KUKËS- Drejtuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së familjeve të zonave të përmbytura nga H/C i Fierzës.

Kreu i shoqatës Sherif Kastrati kërkoi zgjidhjen e munguar prej 30 vjetësh për qeranë e munguar të tokës, si dhe rentën energjitike.

Nga ana e tij drjetuesi politik i qarkut Kukës Flamur Hoxha, u premtoi atyre përkushtimin e vet për një zgjidhje përfundimtare duke përmendur ndër të tjera edhe rentën energjitike, ashtu siç është renta minerare, sepse përderisa lumenjtë e Kukësit sjellin kaq shumë të ardhura financiare, komuniteti duhet të dëmshpërblehet në vazhdimësi për dëmin ekonomik që u është shkaktuar duke i zënë pjesën më produktive të territorit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Shpreh angazhimin tim personal për mbështetjen e tyre në parlament dhe të qeverisë Basha për një zgjidhje përfundimtare me ligj njëherë e përgjithmonë të këtij problemi të mbartur ndër vite, brenda dy viteve të para të qeverisë Basha’- tha zoti Hoxha.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment