Virale

Flamur Golemi s’pyet për urdhrin e Ramës, mbledh grupin e polifonisë në rrugicat e Gjirokastrës dhe ja merr këngës pas orës 20:00

Nëpër sokakët e lagjes së vjetër në Gjirokastër, me këngë popullore janë shoqëruar gjatë mbrëmjes banorët dhe turistët e paktë që kishin zgjedhur për darkën ta kalonin me xhiro e jo në shtëpi.

GJIROKASTËR- Kryetari i Bashkisë së Gjirokastër, Flamur Golemi, ka treguar ditën e djeshme anën e tij rebele. Në kundërshtim me urdhrin e qeverisë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00, Golemi ka nxjerrë në sheshet e qytetit grupin e folifonisë dhe ja ka marrë këngës.

Nëpër sokakët e lagjes së vjetër në Gjirokastër, me këngë popullore janë shoqëruar gjatë mbrëmjes banorët dhe turistët e paktë që kishin zgjedhur për darkën ta kalonin me xhiro e jo në shtëpi.

Por siç shihet nga video prezenca e këngëtarëve ka sjell një grumbullim qytetarësh që në kohën e pandemisë është rreptësisht e ndaluar një gjë e tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ke thënë Gjirokatra i ke thënë të tëra”, shkruan Golemi në postimin e tij në mediat sociale, por tani presim se çfarë do i thotë shefit të qeverisë kur të pyetet për këtë shembull të keq që u ka dhënë qytetarëve dhe për moszbatimin e Aktit Normativ.

Qeveria të hënën miratoi një Akt të ri Normativ që nuk lejon ushtrimin e aktivitetit të klueve të natës, diskove, lokaleve dhe të gjitha subjekteve të tjera të ngjashme. Po ashtu është ndaluar dhe muzika pas orës 20:00. Kundër këtij vendimi kanë dalë pronarët, artistët dhe qytetarë, dhe i kanë kërkuar qeverisë që ta anulojë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment