DikurSport

Flamuj kuqezi dhe festë e çmendur në çdo rrugë/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe, si u masakrua me thika i riu në ishullin Zakiso

Shqipëria niste fushtatën e kualifikueseve të Botërorit 2006 me një fitore të paharrueshme me shifrat 2-1, pikërisht ata që para dy muajsh ashtu si zotat grek ishin ngjitur në malin e Olimpit.
Featured image of article: Flamuj kuqezi dhe festë e çmendur në çdo rrugë/ 4 shtator 2004, kur Shqipëria nënshtronte Greqinë kampione Europe, si u masakrua me thika i riu në ishullin Zakiso Pamje nga ndeshja Greqi-Shqipëri

TIRANË- 4 shtator 2004. Një datë e shënuar për fansat e futbollit dhe dashamirët e Kombëtares Shqiptare.

15 vite më parë, 2 muaj pasi fqinjët grekë ishin shpallur “Kampionë bote”, kombëtarja e tyre do të ndeshej me “shqiponjat” tona në Tiranë.

“Qemal Stafa” ishte mbushur si kurrë më parë, ndërsa nga shtëpia i madh e i vogël ishin mbërthyer para ekranit duke parë ndeshjen.

Shqipëria niste fushtatën e kualifikueseve të Botërorit 2006 me një fitore të paharrueshme me shifrat 2-1, pikërisht ata që para dy muajsh ashtu si zotat grek ishin ngjitur në malin e Olimpit.

Golat për Shqipërinë i shënonin Murati që në minutën e tretë, pas një gabimi në mbrojtjen greke, dhe më pas, Adrian Aliaj, me një goditje spektakolare nga goditja e dënimit, dyfishonte që në pjesën e parë.

 

 

Dy gola që ngritën peshë zemrat e shqiptarëve dhe që nuk u shqetësuan as nga goli i Janakopulos në minutën e 38-të, i cili vetëm sa shënoi pikën e nderit për grekët.

Fitorja solli një festë të jashtëzakonshme në rrugët e çdo fshati dhe qyteti në vend, pasi të gjithë me flamunj kuqezi dolën për të festuar.

Me makina të mbuluara me flamunj kuqezi, tifozë të veshur dhe këngë patriotike, shqiptarët nderonin dhe falenderonin përveç djemëve tanë edhe trajnerin gjerman  Hans – Peter Briegel.

Festime që nuk u panë më deri kur Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u kualifikua për herë të parë në Europianin e 2016 që u mbaj në Francë.

Megjithatë gëzimi nuk zgjati shumë pasi po atë ditë, teksa festonte në vend të huaj me flamur shqiptar, u vra Gramoz Palushi. I riu u qëllua me thikë gjatë një grindjeje të një grupi tifozësh grekë me një grup shqiptarësh në ishullin Zakiso, të cilët po festonin fitoren e Shqipërisë.

Edhe pas 15 vitesh ajo ndeshje mbetet në mendjen e çdo shqiptari…për të mos u harruar kurrë!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment