Aktualitet

Flakët rrethojnë fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, zjarri rrezikon bizneset dhe banesat

Mësohet se zjarri është i qëllimshëm
Featured image of article: Flakët rrethojnë fabrikën e çimentos në Fushë Krujë, zjarri rrezikon bizneset dhe banesat Foto nga zjarri

FUSHË KRUJË- Një zjarr i madh ka rënë pranë fabrikës së çimentos në Fushë Krujë, duke djegur një sipërfaqe të madhe toke me shkurrë.

Dosja.al mëson se flakët janë rreth e qark fabrikës dhe se rrezikohen banesat e asaj zonë. Njëkohësisht në rrezik është edhe një biznes që ndodhet në fshatin Zallë.

Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po lufojnë me flakët. Mësohet se zjarri është i qëllimshëm dhe po hetohet për të arrestuar personat përgjegjës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment