Aktualitet

Flakët pushtojnë edhe kodrat në Gjirokastër, rrezikohen disa banesa

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikës, por për shkak të terrenit është e vështirë ndërhyrja.
Featured image of article: Flakët pushtojnë edhe kodrat në Gjirokastër, rrezikohen disa banesa Zjarri në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Kodrat e qytetit të Gjirokastrës janë përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha. Kodra në fshatin Hurmovë është nën pushtetin e flakëve, i cili ndihmohet dhe nga era dhe është përhapur në një sipërfaqe të madha.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikës, por për shkak të terrenit është e vështirë ndërhyrja. Ndërkohë mësohet se zjarri është duke u afruar tek shtëpitë e fshatit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët gjatë ditës janë shfaqur dhe disa vatra të tjera, në Tepelenë, Fier dhe Gramsh, ku janë djegur mijëra hektarë me pyje.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment