AktualitetRajoniShowbiz

Fjolla Morina lirohet nga burgu! Refuzohet kërkesa për ekstradimin në Shqipëri

Avokati Fanol Krasniqi ka sqaruar se Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri, duke i ndërprerë edhe qëndrimin në qelinë e paraburgimit.
Featured image of article: Fjolla Morina lirohet nga burgu! Refuzohet kërkesa për ekstradimin në Shqipëri Fjolla Morina

KOSOVË- Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi! Lajmin e ka konfirmuar për Express avokati i saj, Fanol Krasniqi. Ky i fundit ka sqaruar se Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj në Shqipëri, duke i ndërprerë edhe qëndrimin në qelinë e paraburgimit. 

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin,”- tha Krasniqi për Gazetën Express.

Ndërkohë që Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita u shpreh kundër vendimit duke e cilësuar si të padrejtë, duke shtuar se ndaj Morinës vijon të jetë aktiv një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Gjithashtu Lita sqaroi se sapo Fjolla Morina të dënohet në gjykatën e Apelit në Durrës, menjëherë do i drejtohen me një kërkesë të dytë autoriteteve Kosovare për arrestimin dhe ekstradimin e Morinës në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kohë e përllogaritur që prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë, pasi ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Morina u shpall në kërkim më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment