Politike

“Fjalët e të madhit Aleksandër Gjoka do të duken si përkëdhelje”/ Andi Përmeti-Ramës: Mos u tall me shqiptarët, janë popull me dinjitet

Përmeti ka deklaruar se Rama po tallet me shqiptarët gjatë kësaj periudhe pandemie, sa i përket kufizimeve dhe ligjeve që kanë vendosur.

Tiranë-  Deputeti Andi Përmeti në seancën e sotme plenare deklaroi se gjatë kohës së pandemisë Edi Rama është tallur me shqiptarët. Deputeti theksoi se kryeministri nëse vazhdon të tallet me popullin, reagimi qytetar do të jetë i madh, aq sa fjalët e Aleksandër Gjokës do i duken përkëdhelje.

“Me kohën e kufizuar që kam në dispozicion. Pandemia po shkon drejt fundit por përsëri duhet kujdesi. Në fillim të mbylljes shqipetaret u bindën edhe pse me urdhëra nga Facebook, edhe pse me vendime të diskutueshme, edhe pse me pasoja të pariparueshme ekonomike. Shqipëtarët u binden dhe u treguan të kujdesshem. Po ky kujdes dhe kjo bindje në fillim u keqperdor nga Rama derisa javën e kaluar kaloi në tallje. Në 10.00 të darkes lajmeroi kufizimet e fundjavës, mbyllje bizneseve, jo vetem në zonat e kuqe po ne gjithë Shqiperinë. Qindra biznese u gjobitën të nesërmen, pronarët nuk dinin gje, në fund të fundit askush s’ka detyrimin të rri deri me 12 të natës me sy e vesh nga fb i Ramës, i cili edhe dje nga facebook u shfaq si shpëtimtari i shqiptareve nga virusi, jo mjekët, jo infermierët, jo ZOTI po ai vet babi i kombit nga Surreli, me perkrenaren e Skënderbeut nga pas luftoi me armikun e padukshëm dhe shpëtoi shqiptarët. Kur e mendon me qetësi nuk e kupton a po tallet ai me shqiptarët apo është bërë ai për t’u tallur. Por nuk mbaroi me kaq. Po nga Facebook para disa ditësh lajmëroi ndalimin e lëvizjes me makina të dielave nga tetori në mars. Pa pasur pandemi. Pa pasur gjendje të jashtëzakonshme. Thjesht se do ai, babai i kombit nga Surreli.  Me ke tallesh Z. Rama? Çfarë kujton ti se janë shqiptarët? Dele? Kavie të eksperimenteve te tua nga Surreli? Shqipëtarë janë të varfër e te vuajtur por janë popull me dinjitet dhe nëse ti nuk ndalon talljen dhe eksperimentet me ta reagimi i tyre do jetë aq i fortë dhe aq i egër, sa fjalët e te madhit Aleksander Gjoka do të të duken si përkedheli.”, u shpreh Andi Përmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aleksandër Gjoka “shpërtheu” pak ditë më parë ndaj kryeministrit Edi Rama, ku nëpërmjet një video-je e shau atë publikisht. Ky reagim i tij erdhi pasi këngëtarët janë të përjashtuar nga çdo ndihmë ekonomike gjatë kohës së pandemisë.

J.V/Dosja.al

Një Koment në ““Fjalët e të madhit Aleksandër Gjoka do të duken si përkëdhelje”/ Andi Përmeti-Ramës: Mos u tall me shqiptarët, janë popull me dinjitet

  1. Si eshte e mundur qe nje jurist si Andi Permeti behet pjese e ‘Bindjes Demokratike’ qe drejtohet nga nje ish punetor i ‘Gozhde-bullonave’ Kavaje?!

Shto Koment