Rajoni

Fjalët e para të Hotit pas zgjedhjes si Kryeministër: Do t’i dalim zot vendit, do të punojmë edhe me opozitë

Hoti u shpreh se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.
Featured image of article: Fjalët e para të Hotit pas zgjedhjes si Kryeministër: Do t’i dalim zot vendit, do të punojmë edhe me opozitë Avdullah Hoti

KOSOVË- Kryeministri i ri i Kosovë, Avdullah Hoti, ka folur pasi Kuvendi i tha votëbesimin për krijimin e qeverisë. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.

Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie.

Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkomëbta,re jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe bojkotuar seancën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment