BotaSport

Fjalë fyese dhe furça tualeti si mikrofona, kombëtarja turke mbërrin në Islandë pas 3 orëve kontroll në aeroport(Foto+ Vd)

Autoritetet turke dënuan trajtimin "e papranueshëm" ndaj ekipit kombëtar të futbollit të Turqisë në aeroportin e Islandës. Ekipi kombëtar i futbollit nuk u lejua të largohej nga Aeroporti Keflavik për më shumë se tre orë dhe bagazhet e tyre janëu kontrolluar rreptësisht.
Featured image of article: Fjalë fyese dhe furça tualeti si mikrofona, kombëtarja turke mbërrin në Islandë pas 3 orëve kontroll në aeroport(Foto+ Vd) Shkëputur nga video e TRT Spor ku një individ mban një furçë tualeti si mikrofon për futbollistin, Emre Belozoglu.

ISLANDË- Ekipi kombëtar i Turqisë arriti në Aeroportin Keflavik në Islandë të dielën për  ndeshjen kualifikuese të UEFA Euro 2020 që do të luhet të martën.

Kapitenit të skuadrës kombëtare turke, Emre Belozoglu iu drejtua një furçë tualeti në fytyrën e tij si mikrofon i improvizuar. Belozoglu e injoroi provokimin e qëllimshëm, duke treguar se pritja ishte e gjatë dhe ata u kontrolluan ‘rreptësisht’, mdaje edhe sendet personale.

‘Sjellje e papranueshme’, –shkruhej në shënimin e dërguar përmes Ambasadës së Turqisë në Oslo, duke dënuar sjelljet si “të padrejta” dhe “të dhunshme” kundër futbollistëve turq gjatë kontrollit të pasaportave.

Në një post në Twitter, ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu e cilësoi trajtimin në aeroportin e Islandës “të papranueshme”.

Trajtimi ndaj ekipit tonë kombëtar në aeroportin e Islandës nuk është i pranueshëm përsa i përket praktikave diplomatike dhe humanitare”,– tha Cavusoglu.

Ndërkohë, ambasadori turk në Norvegji, Fazli Corman u nis për në Islandë për të shprehur shqetësimin e vendit të tij mbi zhvillimet e fundit. Fahrettin Altun, drejtor i komunikimit i Presidencës turke, gjithashtu dënoi zyrtarët përgjegjës  në aeroport.

Burimi: TRT World

L.K/Dosja.al

Shto Koment