Politike

‘Kujt i shkoi mendja të më ftonte?’/ Linda Rama kujton momentin kur bashkëshorti mori kryesimin e PS-së: Ishte Kongres i trazuar ai i 2005-ës, jam shoqja e tij e jetës

Video
Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka folur lidhur me bashkëshortin e saj duke kujtuar edhe momentin e parë që Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005.
Featured image of article: ‘Kujt i shkoi mendja të më ftonte?’/ Linda Rama kujton momentin kur bashkëshorti mori kryesimin e PS-së: Ishte Kongres i trazuar ai i 2005-ës, jam shoqja e tij e jetës Linda Rama

TIRANË– Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda ka mbajtur një fjalë në Kongresin e Partisë Socialiste.

Në fjalën e saj, Linda ka folur lidhur me bashkëshortin e saj duke kujtuar edhe momentin e parë që Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste në vitin 2005.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jam munduar të qëndroj larg por ky m’u duk momenti i duhur. Faleminderit kujt i shkoi mendja për të ma bërë këtë ftesë. Bëra shumë mirë që erdha pa mëdyshje. Fjala ime përzien brenda një grua, nënë, studiuese e shoqen e jetës së kryetarit tuaj. Ishim duke eksperimentuar një projekt të ri në një shkollë në Gjirokastër a Përmet dhe drejtori i shkollës kishte qënë delegat i PS-së në Kongresin e 2005.  Në vjeshtën e 2005, PS zgjidhte kryetarin e ri. Ishte ai kongresi i trazuar që zgjodhi kryetar Edin. “Si shkoi Kongesi?,-e pyeta unë.  “Nuk e zgjodhëm ne kryetarin tha, na mbytën me mesazhe fëmijët duke na shkuar zgjidhni atë të gjatin. Është modern ai tha. Edi erdhi në krye të PS si thirrje e fëmijëve të atyre që i dha jo pak Shqipërisë së 25 viteve më parë,”-tha ndër të tjera në fjalën e saj Linda.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment