BotaKuriozitete

Fituesi i çmimit Nobel në fizikë /Jeta jashtëtokësore do të faktohet në 30 vitet e ardhshme

Çmimi Nobel i'u dha shkencëtarit për "kontributet në të kuptuarit e evolucionit të universit dhe vendin e Tokës në kozmos".
Featured image of article: Fituesi i çmimit Nobel në fizikë /Jeta jashtëtokësore do të faktohet në 30 vitet e ardhshme

ZVICËR – Fituesi i çmimit Nobel në fizikë për vitin 2019, profesori Didier Queloz, nga Zvicra, tha gjatë një interviste  se ai ishte i bindur për ekzistencën e jetës jashtëtokësore, dhe se ajo do të vërtetohet për të tërë njerëzit në 30 vitet që do të vijnë.

“Unë nuk mund të besoj se ne jemi entiteti i vetëm i gjallë në univers”,- tha profesori i Universitetit Kembrixh ndërsa fliste në qendrën shkencore në Londër.

“Ka shumë planetë, shumë yje, dhe kimia është universale”

“Kimia e transformuar në jetë duhet të ndodhë diku tjetër. Kështu që unë jam një besimtar i fortë që duhet të ketë jetë diku tjetër.

“Jeta filloi rrugën përpara se kafshët të zvarriteshin në sipërfaqen e tokës.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në 1995, Profesori Queloz  zbuloi ekzoplanetin 51 Pegasi b duke përdorur teknikën e spektroskopisë Doppler, e cila mat telat e një ylli si një planet i cili rrotullohet rreth tij. Që nga zbulimi i tyre fillestar, janë gjetur më shumë se 4,100 planete shtesë jashtë sistemit tonë diellor.

Çmimi Nobel i’u dha shkencëtarit për “kontributet në të kuptuarit e evolucionit të universit dhe vendin e Tokës në kozmos”.

Burimi:Independent

E.C/Dosja.al

Shto Koment