Sport

VIDEO/ Fituan ndeshjen! Ekipi i Superiores feston me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Rama ik”

Një fitore e tillë sigurisht që ka shijuar për lojtarët dhe stafin e Bylis, pasi në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer festa me thirrjet “Rama ik”.
Featured image of article: VIDEO/ Fituan ndeshjen! Ekipi i Superiores feston me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Rama ik” Bylis
Përditësuar:

BALLSH– Bylisi vuajti jo pak përballë Apolonisë, por ia del të marrë 3 pikë të arta falë një goli të Anthony Beji në minutat shtesë të ndeshjes. Mallakastriotët u shfaqën më kërkues, por të paqartë në manovrën e tyre, kjo edhe për shkak të një ndeshjeje të kujdesshme të fierakëve, që janë me një këmbë në Kategorinë e Parë.

Megjithatë mallakastriotët ia dolën të marrin fitoren që i ngjit në kuotën e 29 pikëve, dy më pak se Kastrioti dhe 6 më shumë se Skënderbeu duke konsoliduar pozitat në klasifikim. Një fitore e tillë sigurisht që ka shijuar për lojtarët dhe stafin mallakastriot, pasi në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer festa me thirrjet “Rama ik”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment