Aktualitet

Fituan 500 mijë $ në tender, ELEKTROSEK nxjerr ‘zbuluar’ Postën Shqiptare, Ilir Mane e Jonad Marini të ‘preferuarit’ e Durajt (FOTO)

Dosja.al ka zbuluar se që prej themelimit, kompania “Elektrosek” me pronar Ilir Manen dhe Jonad Marinin, ka si klient parësor “Postën Shqiptare”.
Featured image of article: Fituan 500 mijë $ në tender, ELEKTROSEK nxjerr ‘zbuluar’ Postën Shqiptare, Ilir Mane e Jonad Marini të ‘preferuarit’ e Durajt (FOTO) Ilir Mane dhe Jonad Marini

TIRANË– Tenderi i prillit të këtij viti me plot 49.7 milionë lekë konfirmoi se kompania e preferuar e Postës Shqiptare, është “Elektrosek”. “Elektrosek”, një kompani e themeluar në vitin 2011, ka si klient kryesor Postën Shqiptare, nga e cila vjel çdo vit miliona para. Tenderi  “Blerje automatizimi i Zyrës së Këmbimit”, me fond limit 49.7 milionë lekë të reja u fitua nga “Elektrosek”, pasi u skualifikuan dy kompanitë e tjera, “Atom” dhe “S.A.S”.

Faksimile ne QKR

Pavarësisht se oferta e kompanisë ishte shumë pranë fondit limit duke ngritur “flamurin” e kuq, Elektrosec fitoi gati 500 mijë dollarë, të cilat tanimë edhe i reklamon. Në disa postime në rrjetet sociale, kompania konfirmon se është ekskluzivitet i shërbimeve të sigurisë së Postës Shqiptare.

“Skaner X-Ray i instaluar nga kompania Elektrosek ne ambientet e Postes Shqiptare Qendra Tranzite. Siguri maksimale nepermjet teknologjise se fundit. Furnizim 🚛 Instalim🛠 Testim👌 Trajnim 👨🏻‍💻Elektrosek -Distributor i autorizuar i Eastimage Security !!! @ Filiali I Tiranes Posta Shqiptare”-thuhet në njoftimin e kompanisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Elektrosek

Pronarët e preferuar të Postës Shqiptare dhe drejtorit Laert Duraj

Dosja.al ka zbuluar se që prej themelimit, kompania “Elektrosek” me pronar Ilir Manen dhe Jonad Marinin, ka si klient parësor “Postën Shqiptare”. Të gjitha shërbimet e postës i kanë kaluar kësaj kompani, e cila tashmë reklamon edhe hapur këto tendera, të pahetuar e të dyshimtë.

Shto Koment