Politike

“Fitorja për shëndetin do të jetë më e madhja”/ Manastirliu uron shqiptarët në festën e Pavarësisë: Patriot sot është kush qëndron në shtëpi

VIDEO
Ndër të tjera ministrja thotë se, një ndër fitoret e mëdha të shqiptarëve do të jetë dhe ajo ndaj pandemisë së koronavirusit.
Featured image of article: “Fitorja për shëndetin do të jetë më e madhja”/ Manastirliu uron shqiptarët në festën e Pavarësisë: Patriot sot është kush qëndron në shtëpi Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar shqiptarët për festën e pavarësisë. Përmes një video-mesazhi, Manastirliu thotë se sot  “patriot është ai qe rri në shtëpi”.

Ndër të tjera ministrja thotë se, një ndër fitoret e mëdha të shqiptarëve do të jetë dhe ajo ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Dua t’i uroj me zemër të gjithë shqiptarëve gëzuar ditën e pavarësisë! Por kam edhe një lutje për çdo qytetar. Këto festa na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull. Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve Do të vij një kohë kur ndër fitoret më të mëdha që do të rendisim do jetë edhe kjo, fitorja për shëndetin”, shkruan ajo

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(A.k.dosja.al)

Shto Koment