Rajoni

Fitorja e opozitës në Malin e Zi/ Largohet nga udhëheqja pas 30 vitesh, Gjukanoviç: Nuk jam lodhur. Daçiç: Rama i nxiti qytetarët malazez se për kë të votonin

Deputeti me origjinë shqiptare, njëkohësisht edhe lideri i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazoviç, i cili dy ditë më parë së bashku me Zdravko Krivokapië, Aleksa Beçiç, formuan qeverinë e re në Malin e Zi ka folur së fundmi për mediat serbe mbi çështjen e njohjes së Kosovës.
Featured image of article: Fitorja e opozitës në Malin e Zi/ Largohet nga udhëheqja pas 30 vitesh, Gjukanoviç: Nuk jam lodhur. Daçiç: Rama i nxiti qytetarët malazez se për kë të votonin

MALI I ZI- Zgjedhjet e 31 gushtit në Malin e Zi kanë krijuar një situatë të vështirë me shumë tension në këtë shtet pasi fitorja e koalicionit opozitar nuk është pritur aspak mirë nga partia e presidentit të vendit, Milo Gjukanoviç i cili është larguar nga pushteti pas.

Gjukanoviç ditën e sotme ka deklaruar se nuk është lodhur nga politika dhe pas 30 vitesh, ndërsa ka thënë më tej për mediat vendase se është i gatshëm për çdo pozitë.

Lidhur me zgjedhjet e fundit, ai deklaroi se pakënaqësia me politikat e ndjekura mund të jetë edhe shkaku i humbjes së tij në këtë garë.

“Është e mundur që pakënaqësia e thjeshtë e njerëzve me disa nga politikat që ne ndoqëm, me faktin që niveli i standardeve në shoqëri nuk u arrit. Rezultatet e zgjedhjeve po ndryshojnë nga një cikël në tjetrin. Të gjithë që mendojnë se kjo është miratimi i të gjitha zgjidhjeve radikale në të cilat beson opozita,” tha Gjukanoviç.

E sa u përket këtyre akuzave të Gjukanoviçit kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryeministre për të reaguar ndaj pretendimeve të bëra nga presidenti, Millo Gjukanoviq.

Ndërsa deputeti me origjinë shqiptare, njëkohësisht edhe lideri i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazoviç, i cili dy ditë më parë së bashku me Zdravko Krivokapië, Aleksa Beçiç, formuan qeverinë e re në Malin e Zi ka folur së fundmi për mediat serbe mbi çështjen e njohjes së Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Abazoviç ka thënë për mediat serbe se Mali i Zi nuk duhet të tërheqë njohjen e Kosovës.

“Pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen gjë që do të qetësonte tensionet dhe do të mundësonte procesin e pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jetë, biznes.”- ka deklaruar ai.

Sa i përket zgjedhjeve të 31 gushtit, Ministri i Jashtëm në Serbi Ivica Daçiç, ditën e sotme përmes një deklarate për mediat vendase ka  bërë me dije se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç, nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në punët e brendshme të Malit të Zi.

Më tej Daçiç theksoi se Serbia nuk është e interesuar për atë që është në pushtet në Mal të Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjne sipas tij rreth 29 përqind të popullsisë malazeze.

 A.C/Dosja.al

  • 21:05

    Zgjedhjet në Malin e Zi/ “Hovi i hegjemonizmit serb”, VV: Shqiptarët duhet të faktorizohen për ta balancuar Serbinë

    Foto ilustruese

    Zgjedhjet në Malin e Zi kanë shkaktuar shumë debat, pasi opozita opozita pro-serbe arriti një rezultat që mund t’i mundësojë formimin e qeverisë së re. Por sa i përket kësaj situatë të krijuar atje Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar Zgjedhjet në Malin e Zi. Përmes një postimi në Facebook, LVV shkruan se Federata Ruse është përcaktuar për serbët si satelit të saj në Ballkan, prandaj edhe kërkon që Kosova e Shqipëria të unifikojnë politikën e jashtme e të sigurisë, dhe jo të vrapojnë për Mini-Schengen ballkanik.

    Postimi i plotë i VV-së: 

     Hovi i hegjemonizmit serb. Me flamuj të Serbisë, me thirrje raciste antishqiptare, me parulla kundër Kosovës e për Rusinë, me liturgji politike të Amfilohije Radoviqit në funksion të shovinizmit, Mali i Zi ndodhet para ndryshimeve të mëdha si pasojë e zgjedhjeve të së dielës, fushata për të cilat ishte shumë më e gjatë sesa ajo zyrtare dhe shumë më e gjerë sesa vetëm në Mal të Zi. Tri parti opozitare pritet të formojnë koalicionin e ri qeverisës me kabinet ekspertësh. Partia më e madhe aty “Fronti Demokratik” dhe ajo e dyta “Paqja është kombi ynë” janë pro-serbe. Kreu i “Frontit Demokratik” as vetë nuk e kishte pritur rezultatin e lartë prej 32,5%, duke konfirmuar kështu se kjo fitore nuk ishte njëmend e tyre, dhe se në fakt, janë Kisha Ortodokse Serbe dhe Beogradi ato që u përfshinë në garë.  Në Ballkan tashmë ndodhet Kaliningradi rus, në Republikën Serbe të Bosnje Hercegovinës. Nuk kemi nevojë për Kaliningradë të rinj. Nëse arrijnë ta formojnë qeverinë këto tri parti, atëherë bashkëjetesa ndëretnike në Mal të Zi, edhe ashtu e brishtë, do të pamundësohet dhe shqiptarët duhet të mendojnë për orientime të reja.  Që nga zgjedhjet e fundit të mbajtura para dy muajve, 3/4 e Kuvendit të Serbisë është në duart e Vuçiqit. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit atje janë nga e njëjta parti politike. Serbia nuk është shtet demokratik. Homogjenizimi nacional i elektoratit serb është fort i ngjashëm me atë nga fundi i viteve ’80. Ky homogjenizim me pushtet autoritar, frymë religjioze dhe përmbajtje ultra-konservatore po përkthehet në hegjemonizëm rajonal.  Federata Ruse është përcaktuar për serbët si satelit të saj në Ballkan, andaj situata politike ngjan më shumë si ajo në prag të Luftës së Parë Ballkanike sesa si ajo pas Paqes së Shën Stefanit. NATO-ja dhe BE-ja nuk bën t’i ngjajnë Perandorisë Osmane në dekadën e saj të fundit. Ato nuk guxojnë të mjaftohen me paqen dhe sigurinë në Maqedoninë e Veriut, duke e reduktuar aty krejt paqen dhe sigurinë rajonale. Shqiptarët duhet të faktorizohen për ta balancuar Serbinë. Nuk mund të ecim në shekullin XXI me këto shtetet tona të dobëta që udhëhiqen nga politikanë karagjozë e të korruptuar. Ata nuk gëzojnë autoritet dhe besim te shqiptarët, andaj ishte e kotë, në mos kundër-produktive, thirrja e tyre e përsëritur për të votuar në Mal të Zi njërin koalicion shqiptar. Kosova e Shqipëria duhet ta bëjnë bashkimin ekonomik dhe ta unifikojnë politikën e jashtme e të sigurisë, dhe jo të vrapojnë pas Vuçiqit për Mini-Schengen Ballkanik apo për njohje me ‘Zajednicë’.  Në fillim të shekullit XX, Rusia cariste synonte një Aleancë Ballkanike kundër perandorive Austro-hungareze dhe Osmane. Këto dy perandori nuk ekzistojnë më. Shqiptarët atëbotë bënë më së shumti rezistencë dhe organizuan më së shumti kryengritje por ngelën me një shtet që nuk përthekonte as një të tretën e trojeve të cilat asokohe banoheshin prej kombit tonë. Një shekull më vonë, e në prag të dekadës së tretë të shekullit XXI, na nevojitet një Aleancë Ballkanike, por kësaj radhe përballë hegjemonizmit të Serbisë dhe imperializmit të Rusisë.  Ne shqiptarët jemi në qendër. Në njërin krah kemi kroatët e në tjetrin bullgarët. Bashkë me ta, por edhe me Sarajevën, Podgoricën dhe Shkupin zyrtar, mund e duhet ta krijojmë Aleancën 3+3, që të ruajmë paqen, të fitojmë Evropën e të forcojmë NATO-n, që të mos e harrojmë shekullin e kaluar e që të mos gabojmë në këtë shekull, pa inat ndaj të tjerëve e për hir të vetes tonë.

  • 15:25

    Zgjedhjet në Malin e Zi/ Daçiç: Nuk ishte Vuçiç, por Rama i nxiti qytetarët malazez se për kë të votonin

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç

    Ivica Daçiç, Ministri i Jashtëm në Serbi,  ditën e sotme përmes një deklarate për mediat vendase ka  bërë me dije se Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandër Vuçiç, nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në punët e brendshme të Malit të Zi.  Më tej Daçiç theksoi se Serbia nuk është e interesuar për atë që është në pushtet në Mal të Zi, por vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb, të cilët përbëjne sipas tij rreth 29 përqind të popullsisë malazeze.  “Nuk ka qenë Vuçiç ai që nxiti qytetarët e Malit të Zi se për kë të votonin por Rama dhe të tjerët, i cili, sipas Milo Gjukanoviç nuk po ndërhyn në punët e brendshme. Serbia nuk është e interesuar në çështjen e pushtetit në Malin e Zi, ne jemi të interesuar vetëm për të drejtat dhe liritë e popullit serb. Mali i Zi ka rreth 29 %, si dhe pozicionin e Kishës Ortodokse Serbe, prona dhe vendet e shenjta të së cilës ishin shënjestra e sulmeve nga autoritetet malazeze.”- ka thënë tha Daçiç për Tanjug. Sipas ministrit të jashtëm është ‘e turpshme’ që Gjukanoviç po akuzon Serbinë dhe Aleksandër Vuçiç për ndërhyrje në punët e brendshme të Malit të Zi ndërsa ai ka ndërhyrë në mënyrën më të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës.

  • 13:51

    Partia e Milo Gjukanoviç nis negociatat për formimin e qeverisë

    Milo Gjukanoviç

    Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviç nis negociatat për  formimin e qeverisë. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim që ka bërë vetë partia, ku thuhet se partitë opozitare kanë rënë dakord mbi parimet e formimit të qeverisë së re. “Rezultati i arritur nga partia jonë është nën pritjet dhe në periudhën e ardhshme organet e partisë do të merren me të në më shumë detaje. Sidoqoftë, DPS është fituesi individual i zgjedhjeve të së dielës me mbi 143 mijë vota, që është dhjetë mijë vota më shumë se vendi i dyte, me mbështetje mbi 35% dhe më shumë mandate të fituara “, citohet në deklaratën e DPS.  Po ashtu partia e Gjukanoviç thekson se besojnë se ky bllok pro-evropian ka edhe forcën edhe vendosmërinë për të vazhduar punën.  ‘Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme për bisedime paszgjedhore me partnerë të mundshëm. Partitë me të cilat deri më tani ka përbërë një shumicë parlamentare, sepse ne besojmë se ky bllok pro-evropian ka edhe forcën edhe vendosmërinë për të vazhduar punën e tij. Në interes të të gjitha forcave patriotike për të ruajtur pavarësinë e Malit të Zi, identitetin tonë, rrugën tonë Euro-Atlantike. DPS-ja thotë qartë se nuk ka asgjë për të folur me ata që përzien fenë dhe politikën në këto zgjedhje, të cilët na kthejnë në të kaluarën dhe na helmojnë me nacionalizmin e Serbisë së Madhe në të cilën nuk ka vend as për shtetin malazes, as për emrin malazez. “Prandaj, ne kemi para nesh vazhdimin e procesit zgjedhor dhe negociatat e partive dhe koalicioneve që kanë fituar statusin parlamentar. Ka një përgjegjësi të madhe për ata që janë në një situatë për të ndikuar vendosmërisht në rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve politike në Malin e Zi. Fati i Malit të Zi varet nga vendimi i tyre”, thuhet më tej në deklaratë.

  • 11:29

    Deklarata e fortë e Abazoviç për gazetën serbe: Njohja e Kosovës, çështje e kryer në Mal të Zi, do ta kundërshtoj nëse qeveria e re…

    Kreu i formacionit “Bardh e Zi”, shqiptari Dritan Abazoviç.

    Deputeti me origjinë shqiptare, njëherësh lider i koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, Dritan Abazoviç, i cili dy ditë më parë së bashku me Zdravko Krivokapië, Aleksa Beçiç, formuan qeverinë e re në Mal të Zi ka folur së fundmi për mediat serbe.  Në një intervistë që ai ka dhënë për  azetën serbe, “Kurir”, ku ka folur për një sërë çështjesh, ka theksuar se ata nuk do të kthehen në të kaluarën, dhe se Mali i Zi nuk duhet të tërheqë njohjen e Kosovës. Po ashtu ai ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ku është shprehur se Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen, pasi kjo gjë do të qetësonte tensionet mes tyre. “Sigurisht që ne do të jemi kundër, dhe unë mendoj se kjo çështje nuk do të jetë në rendin e ditës sepse është diçka që ne e kemi përfunduar, ne nuk duhet të kthehemi në të kaluarën. Pres që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë një gjuhë dhe marrëveshje të përbashkët në të ardhmen gjë që do të qetësonte tensionet dhe do të mundësonte procesin e pajtimit. Paqja nuk ka çmim. Të gjithë këtu duan paqe, askush këtu nuk dëshiron luftë, por jetë, biznes …”,-ka deklaruar ai.  Në intervistë ndër të tjera ai është shprehur se beson që Mal i Zi një ditë do të jetë pjesë e BE-së.  “Mali i Zi në Bashkimin Evropian, të ketë pajtim dhe standard më të lartë jetese sesa tani. Jam i sigurt se ajo ëndërr mund të bëhet e vërtetë”, ka thënë ai.

  • 09:11

    Akuzat e Gjukanoviçit pas dështimit në zgjedhje, reagon ashpër Serbia: Ne në asnjë mënyrë…

    Ana Brnabiq

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi dhe se ajo ndjen nevojën si kryeministre për të reaguar ndaj pretendimeve të bëra nga presidenti i atij vendi, Millo Gjukanoviq, raporton Beta. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe politika e tanishme e Serbisë “treguan qëllime shumë problematike” ndaj Malit të Zi dhe se që nga miratimi i Ligjit për Liritë e Fetare në muajin dhjetor, ka pasur agresion të fortë mediatik dhe politik nga Beogradi.  Bërnabiq vlerësoi se kjo deklaratë ishte një përpjekje e mashtrimit politik nga ana e Gjukanoviqit, të cilën po e përdorë “për të shpjeguar shkaqet e rezultatit të zgjedhjeve të partisë së tij”. “Në tetë vitet e kaluara, Aleks andar Vuçiq përmendi Malin e Zi dhe Milo Gjukanoviqin më pak sesa Gjukanoviq përmendi Serbinë, në një kontekst negativ”, theksoi Bërnabiq.  Ajo deklaroi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi dhe të gjitha vendet në rajon dhe se është e përkushtuar për ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të sigurt.  Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në 30 gusht. Tri koalicionet e opozitës fituan më shumë se gjysmën e vendeve në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Malit të Zi.  Nga 81 vende, Partia Demokratike e Socialistëve e drejtuar nga Millo Gjukanoviq fitoi 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë, ndërsa tre parti të opozitës fituan 41 vende.  Ligji për Liritë Fetare, i miratuar në fund të vitit 2019, shkaktoi një konflikt të hapur midis institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe. Pjesa më e diskutueshme e këtij Ligji, përkatësisht ndryshimet e të cilit po kërkon Kisha Ortodokse Serbe, kanë të bëjnë me pronën e bashkësive fetare.

  • 08:45

    Gjukanoviç: Nuk jam lodhur nga politika as pas 30 vjetësh, jam këtu për çdo pozitë

    Milo Gjukanoviç

    Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka deklaruar se nuk është lodhur nga politika dhe pas 30 vitesh. Për mediet vendase ai shprehet se është i gatshëm për çdo pozitë. “Unë nuk jam i lodhur pas 30 vjetësh. Puna është rraskapitëse, natyrisht, por është kënaqësi të luftosh për idetë e duhura. Është më e lehtë të përpiqesh të ndihmosh njerëzit tuaj nga një pozitë qeveritare, por nuk është e vetmja. Unë jam këtu në çdo pozitë,” ka thënë Gjukanoviç. Sa i përket zgjedhjeve të fundit, ai deklaroi se pakënaqësia me politikat e ndjekura mund të jetë edhe shkaku i humbjes së tij. “Është e mundur që pakënaqësia e thjeshtë e njerëzve me disa nga politikat që ne ndoqëm, me faktin që niveli i standardeve në shoqëri nuk u arrit. Rezultatet e zgjedhjeve po ndryshojnë nga një cikël në tjetrin. Të gjithë që mendojnë se kjo është miratimi i të gjitha zgjidhjeve radikale në të cilat beson opozita,” tha Gjukanoviç.  “Kur bëhet fjalë për formimin e një qeverie, unë besoj se së shpejti do të shohim rezultatin. Unë besoj se do të marrim një ofertë për të formuar një qeveri, por nuk dua të spekuloj tani,”,  shtoi ai më tej.

Shto Koment