Sport

Fitorja e Beneventos ndaj Juventusit çmend edhe menaxherin e rrjeteve sociale, gërma pa kuptim dhe entuziasëm i shfrenuar

Administratori i rrjeteve sociale së klubit modest, ka festuar triumfin me një postim pak të thuhet i veçantë
Featured image of article: Fitorja e Beneventos ndaj Juventusit çmend edhe menaxherin e rrjeteve sociale, gërma pa kuptim dhe entuziasëm i shfrenuar Benevento

ITALI- Befasinë në javën e 28-të të Serisë A e bën Beneveto, skuadër që lufton për mbijetesë. Të besuarit e Pipo Inzaghit fituan 0-1 në “Allianz Arena” ndaj Juventusit, duke e larguar “Zonjën e Vjetër” nga titulli kampion. Një rezultat që befasoi tifozët bardhezi, ndërsa në krahun tjetër kjo fitore u duk sikur të ishte fituar titulli kampion.

 

Jo vetëm kaq! Administratori i rrjeteve sociale së klubit modest, ka festuar triumfin me një postim pak të thuhet i veçantë: një radhë gërmash totalisht të rastësishme mbi tastierë, dukshëm i përfshirë nga entuziazmi për një sukses të papritur. Pas një seri rezultatesh zhgënjyese skuadra nga Campania iu kthye suksesit në ndeshjen më të vështirë dhe mbajtja e gëzimit ishte vërtetë e vështirë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment