Bota

“Fitore” në Kinë/ Asnjë viktimë nga COVID-19 në katër muajt e fundit

Tashmë janë bërë të paktën 4 muaj që asnjë pacient i shtruar në spital me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë.
Featured image of article: “Fitore” në Kinë/ Asnjë viktimë nga COVID-19 në katër muajt e fundit Foto ilustruese

KINË– Kina është vendi i parë në botë ku shpërtheu virusi vdekjeprurës Covid-19, ku epiqendra ishte Wuhani.

 Ndërsa bota po përballej me një numër të lartë të të vdekurëve, situata e pandemisë në Kinë u qetësua në fund  të fund të muajit maj, por raste të reja u panë sëërish në muajin qershor. Rastet shtoheshin ditë pas dite, por tashmë janë bërë të paktën 4 muaj që asnjë pacient i shtruar në spital me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë.

Guo Yanhong, një inspektor i Komisionit Kombëtar të Shëndetit vlerësoi strategjinë kineze kundër përhapjes së virusit.

Dëshmia më e fortë është se përvoja, metodat dhe strategjitë e Kinës në trajtimin e pacientëve kritikë janë të vlefshme.”- tha inspektori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

14 prilli është dita e fundit që Kina ka regjistrur viktima në provincën Hubei. Ndërkohë, rastet e fundit të infektimit u regjistruan gjatë ditës së djeshme, teksa numri i tyre është 22 persona.

Deri më tani në të gjithë territorin e Kinës janë shënuar 4,634 ndërsa numërohen të total 84.895 të sëmurë me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.   

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment