LIVE UPDATES
Politike

Fiton Greqia?/ “Protothema” zbulon prapaskenat: Marrëveshja e Hagës do të jetë me mirë se ajo me Egjiptin dhe I

29 Tetor 2020, 10:43 Nga DOSJA
Fiton Greqia?/ “Protothema” zbulon prapaskenat: Marrëveshja e

ATHINË- Disa javë pas vizitës zyrtare në Tiranë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, mediat greke shpalosin një tjetër informacion se vendimi për të çuar marrëveshjen e detit në Hagë, do t’i japë Greqisë një marrëveshje për zonat Ekskluzive Ekonomike, më të mirë sesa ajo me Turqinë dhe Egjiptin. Media greke “Protothema” citon një ministër të qeverisë, ku theksohet fakti se marrëveshja Tiranë-Athinë në Hagë është një mesazh për Ankaranë që ndasitë për Detin, të shkojnë në Gjykatat Ndërkombëtare, dhe se Greqia është një shtet që e ka gjetur “gjuhën” e mirëkuptimit me të gjitha vendet e rajonit përveç Turqisë. Po ashtu, media greke zbulon edhe negociatat e gjata prej 6 muajsh që janë zhvilluar në Shqipëri dhe Greqi për të mbërritur tek vendimi për dërgimin e çështjes së detit në Hagë, ku ndryshe nga sa deklarojnë liderët politikë këtu, edhe presidenti Ilir Meta dhe Kryedemokrati Lulzim Basha, kanë patur dijeni për vendimin që u prezantua më 20 tetor. 

SHKRIMI I PLOTË I PROTOTHEMA: 

Marrëveshja Greqi-Shqipëri në Hagë: Mesazh për Turqinë

Dy opsionet për hartimin e përbashkët, një sukses më i madh se marrëveshja e EEZ me Italinë dhe Egjiptin thonë burimet e qeverisë

Marrëveshja e Athinës me Tiranën për t’iu referuar Hagës për mosmarrëveshjet për ndarjen e kufirit detar Greko-Shqiptar është një zhvillim që përforcon argumentin e qeverisë Greke se sa më shpejt që provokimet turke të ndalojnë, vendi është gati të diskutojë me Ankaranë çështjen e demarkacionit dhe shelfin kontinental në Gjykatën Ndërkombëtare, për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

“Marrëveshja me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një sukses më i madh sesa marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë dhe Egjiptit për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike midis nesh,” tha një ministër i lartë në “THEMA”.

Siç shpjegon bashkëbiseduesi ynë, marrëveshja e shpallur të martën më 20 tetor në Tiranë u parapri nga gjashtë muaj negociata me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, si dhe konsulta diplomatike me Presidentin dhe opozitën në Shqipëri, të cilët gjithashtu ranë dakord për zonat. Askush nuk duhet të harrojë se Shqipëria është mbase vendi më miqësor në rajon ndaj Turqisë. Në këtë kuptim, fakti që Ankaraja nuk e shtyu Tiranën në drejtim të mohimit të kësaj dakordësie, për një zgjidhje gjyqësore është gjithashtu i rëndësishëm.

“Ne mund të pajtohemi dhe të zgjidhim problemet dhe përmes negociatave, siç bëmë me Italinë dhe Egjiptin, ne gjithashtu mund t’i gjejmë ato duke përdorur arbitrazhin ndërkombëtar në Hagë,” tha një zyrtar qeveritar në lidhje me marrëveshjen e arritur midis Nikos Dendias dhe Edi Ramës. Ankimi i Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të bazohet në UNCLOS, Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Mesazhi që pritet të dërgohet në Ankara nga lojtarët e fuqishëm ndërkombëtarë përmes marrëveshjes greko-shqiptare që do të shkojë në Hagë është i qartë: Si mundet që Greqia gjen gjuhën e përbashkët me të gjitha vendet në rajon duke zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë zgjatur me dekada dhe është në krizë vetëm me Turqinë,e cila këmbëngul në refuzimin e dialogut të drejtpërdrejtë dhe referimin në arbitrazhin ndërkombëtar?

Faza përfundimtare sjell një shtrirje të ujërave territoriale Greke nga 6, sot, në 12 milje detare. Dekreti përkatës për mbylljen e gjireve, një kusht për zgjerimin e zonës bregdetare, është në Këshillin e Shtetit. Pasi të miratohet, ligji mbi shtrirjen e ujërave territoriale Greke në Detin Jon, nga Ishujt Diapontia në Korfuz deri në Kepin Tainaro, në 12 milje detare, pritet të paraqitet në Parlamentin Grek për votim. Miratimi i shtrirjes së ujërave territoriale në 12 milje detare pritet në javët e ardhshme, me siguri para fundit të vitit 2020.

Si do të hartohet nyja e përbashkët

Sapo deti territorial grek në detin Jon do të shtrihet në 12 milje detare, marrëveshja greko-shqiptare pritet të vazhdojë.

Janë dy mundësi: 

– Dorëzimi njëkohësisht në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të propozimeve për caktimin e zonave detare nga Greqia dhe Shqipëria dhe më pas kundërpaditë.

– Përcaktimi i radhës së paraqitjes nga të dy palët, një rrugë që ndiqet zakonisht në gjykata. Pjesa e parë (Shqipëria ose Greqia) paraqet memorandumin e saj me shkrim, e ndjekur nga paraqitja e pozicioneve të pjesës së dytë. Në fazën e dytë, Greqia dhe Shqipëria do të paraqesin kundërpadinë në të njëjtin rend dhe gjykata do të shqyrtojë argumentet dhe do të nxjerrë verdiktin e saj. Para depozitimit, të dy palët (Shqipëria tashmë e ka bërë këtë) do të kenë shtrirë ujërat e tyre territoriale në 12 milje detare.

Pas kësaj procedure, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vendosë mbi përcaktimin e shelfit kontinental dhe EEZ midis Greqisë dhe Shqipërisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama ilir meta nikos dendias ceshtja e detit me greqine ne hage edi rama ilir meta nikos dendias

Sondazh

Poll
Politike 29 Tetor 2020, 10:05

TIRANE– Dita e sotme në kuvend nuk ka kaluar pa debate mes politikanëve të pranishëm. Në fjalën e tij deputeti Myslym Murrizi iu drejtua ministrit Sandër Llesha...

Politike 29 Tetor 2020, 09:41

TIRANË– Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka ftuar deputetin Halit Valteri që ta shoqërojë gjatë inspektimeve në godinat që por rindërtohen pas tërmeti...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni