
SERBI- Ditën e sotme qeveria serbe ka vendosur të hap kufijtë e vendit për të huajt. Megjithatë mediat bëjnë me dije se të gjithë ata që do futen brenda vendit do të paraqesin konfirmimin e testit për koronavirusin e ri ose do t’i nënshtrohen karantinës.
Bëhet me dije se deri më tani, hyrja në Serbi për shtetasit e huaj ishte e mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme. Vendimi i marrë ditën e sotme do të hyjë në fuqi të nesërmen. Në kufi, udhëtarët do të marrin vetëm një fletë informuese mbi rreziqet nga pandemia e COVID-19.
Në Serbi kanë humbur jetën 237 njerëz nga koronavirusi dhe janë infektuar 10,919 persona që nga fillimi i pandemisë.
Burimi:mia.mk
(A.K.dosja.al)