Aktualitet

Fitojnë betejën me COVID-19 23 pacientë, shkon në 154 numri i të shëruarve, Rama: Lajm i mirë!

Shkon në 154 numri i të shëruarve, fitojnë betejën me COVID-19 edhe 23 pacientë.
Featured image of article: Fitojnë betejën me COVID-19 23 pacientë, shkon në 154 numri i të shëruarve, Rama: Lajm i mirë! Kryeministri Edi Rama

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se janë shëruar edhe 23 pacientë të infektuar me COVID-19.  “Lajm i mirë, 23 të shëruar sot” , shkruan Rama në një postim në Facebook. Tashmë, numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 ka shkuar në 154. Ky njoftim është dhënë  në rrjetet sociale edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 383 numri i të infektuarve nga koroanvirusi. 22 persona kanë ndërruar jetë. Tek Infektivi asnjë pacientë nuk është në intubacion, ndërsa tek “Shefqet Ndroqi” 3 janë në gjendje të rëndë.Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, qytetarët duhet të kufizojnë takimet me njëri-tjetrin, pasi sipas rasteve të fundit virusi po përhapet brenda rrethit familjar.

J.V/Dosja.al

Shto Koment