Rajoni

Fitoi Nobel-in, adhuruesi i Millosheviçit së shpejti në Serbi, kryeministrja: Peter Handke ka folur vetë me Vuçiçin

Lajmin e ka konfirmuar kryeministrja serbe Ana Brnabiç, e cila për kanalin "TV Pink" tha se ishte presidenti Aleksandar Vuçiç ai që kishte komunikuar me Handken. Ky i fundit konfirmoi edhe vizitën e tij në Serbi.
Featured image of article: Fitoi Nobel-in, adhuruesi i Millosheviçit së shpejti në Serbi, kryeministrja: Peter Handke ka folur vetë me Vuçiçin Peter Handke

SERBI– Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi Peter Handke, i cili njihet gjithashtu edhe si një nga përkrahësit e Slobodan Miloseviçit, do të vizitojë Serbinë në muajin prill ose maj. 

Lajmin e ka konfirmuar kryeministrja serbe Ana Brnabiç, e cila për kanalin “TV Pink” tha se ishte presidenti Aleksandar Vuçiç ai që kishte komunikuar me Handken. Ky i fundit konfirmoi edhe vizitën e tij në Serbi.

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2018 dhe 2019 iu dha dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Dhënia e këtij çmimi për austriakun Handke është pasuar me reagime të ashpra dhe kritika të fortanë Shqipëri, Kosovë, Evropë e SHBA. Kjo sepse shkrimtari austriak është konsideruar si adhurues i Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç.

Vetë Handke, dy ditë më parë, iu sul gazetarit amerikan, Peter Mass, i cili e pyeti nëse e njihte masakrën e Srebenicës. Handke iu përgjigj duke i thënë se “më mirë preferoj një letër higjienike nga një anonim me kaligrafi me jashtëqitje, sesa pyetjet tuaja boshe dhe injorante”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ceremoninë e shpërndarjes së çmimit e bojktoi Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment