Bota

Fitoi një mundësi të dytë për të jetuar/ E dënuara i dhuron veshkën policit që e burgosi dy herë

40-vjeçarja ishte një përdoruese droge e cila arriti të lidhej me ish-oficerin Terrell Potter kur pa në rrjetet sociale njoftimin se ai kishte nevojë urgjente për një transplant të veshkës.
Featured image of article: Fitoi një mundësi të dytë për të jetuar/ E dënuara i dhuron veshkën policit që e burgosi dy herë Ish-oficeri Terrell Potter dhe Jocelynn James

ALABAMA– Jocelynn James, një  40-vjeçare e dënuar e cila shumë vite më herët ishte një ndër gratë më të shumëkërkuar nga policia ka bërë një gjest human, duke i ndryshuar plotësisht jetën asaj.

James ka vendosur që t’i shpëtojë jetën një polici që e burgosi dy herë, duke i dhuruar atij veshkën.

40-vjeçarja ishte një përdoruese droge e cila arriti të lidhej me ish-oficerin Terrell Potter kur pa në rrjetet sociale njoftimin se ai kishte nevojë urgjente për një transplant të veshkës.

Sot ajo e konsideron arrestimin e saj nga ish-oficeri si momentin që i shpëtoi jetën, për shkak të varësisë që ajo kishte nga lëndët narkotike. Ajo e konsideron atë një mundësi të dytë për të jetuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ish-oficeri kishte pritur më shumë se 8 vite për një transplant deri sa kjo mundësi iu ofrua nga Jocelynn.

Burimi: Dailystar

A.C/Dosja.al

Shto Koment