Sport

Fitoi 3 herë Champions League me Ajax dhe shkoi dy herë në finale të Botërorit, ndërron jetë legjenda holandeze

Me Ajax nga 1964 deri në 1977 ai fitoi tre Kupa Evropiane dhe shtatë tituj kombëtar.Suurbier ishte gjithashtu pjesë e Holandës, në finalet e Kupës së Botës 1974 dhe 1978 ndaj Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës
Featured image of article: Fitoi 3 herë Champions League me Ajax dhe shkoi dy herë në finale të Botërorit, ndërron jetë legjenda holandeze Foto Ilusturese
Përditësuar:

HOLANDË-Ish-mbrojtësi i Holandës dhe Ajaxit, Wim Suurbier është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare.Suurbier, i cili fitoi tri herë Championsin me “Harkëtarët” në fillim të viteve ’70, ka qenë i shtruar në spital që në muajin prill për shkak të hemorragjisë cerebrale.

“Një ish-lojtar i shkëlqyer i Ajaxit nuk është më. Mendimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e tij.509 ndeshje për Ajaxin (skuadra e parë) … Pushofsh në paqe, luftëtar trim!”, shkruan klubi i Amsterdamit në Twitter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Wim Suurbier

Jordi Cruyff, djali i legjendës së ndjerë të futbollit holandez, Johan Cruyff, shkroi: “Një lojtar i shkëlqyer dhe një mik besnik ndaj babait dhe familjes time. Shpresoj që ju të bashkoheni në parajsë”.Suurbier ishte një sulmues i plotësuar, roli i të cilit mishëroi stilin e “Futbollit Total”.Me Ajax nga 1964 deri në 1977 ai fitoi tre Kupa Evropiane dhe shtatë tituj kombëtar.Suurbier ishte gjithashtu pjesë e Holandës, në finalet e Kupës së Botës 1974 dhe 1978 ndaj Gjermanisë Perëndimore dhe Argjentinës.

Wim Suurbier

 E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment