Ekonomi

Fitimet e Raiffeisen Bank bien me 7 milionë euro brenda një viti

Fitimet e bankës Raiffesen janë ulur dukshëm gjatë harkut kohor të një viti në aktivitetin e saj në Shqipëri.
Featured image of article: Fitimet e Raiffeisen Bank bien me 7 milionë euro brenda një viti Raiffeisen Bank

TIRANË-  Fitimi bruto i Bankes Internacionale Raiffeisen (RBI) në aktivitetin e saj në Shqipëri gjatë vitit 2018, u tkurrën në 27 milionë euro nga 34 milionë që ishin gjatë vitit 2017, sipas Seenews.

Grupi i bazuar në Austri bëri me dije ditën e djeshmë të mërkurën, se të gjitha të ardhurat e bankës Raiffeisen ranë në 70 milionë euro nga 73 që ishin në  vitin 2017, sipas raportit vjetor të Raiffeisen.

Gjithashtu ka rënë dhe interesi i marrë nga huatë e dhëna në të gjithë vendin, nga 56 milionë në 2017 në 55 milionë vitin e kaluar.

Ndërkohë që niveli i kredive të këqija ishte 14.1% në fund të dhjetorit 2018, në krahasim me 16.3% që ishte në vitin 2017.

Selia e Raiffeisen në Shqipëri operon me 78 pika në të gjithë vendin, e pandryshuar nga viti i kaluar.

B.N/dosja.al

Shto Koment