LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi / Shtyrje pa penalitete për bizneset e vogla, penalizohen të mëdhenjtë

22 Dhjetor 2021, 06:31 Nga DOSJA
Fiskalizimi / Shtyrje pa penalitete për bizneset e vogla, penalizohen

TIRANË – Për shkak të numrit të ulët të biznesit të vogël të pafiskalizuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke shqyrtuar mundësinë për shtyrjen e afatit të mosvendosjes të gjobave vetëm për biznesin e vogël. Sipas të dhënave të Tatimeve, deri më 14 dhjetor janë fiskalizuar 60,000 subjekte, 50% e totalit që kanë detyrimin të fiskalizohen.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohon për Monitor se nëse do të miratohet vendimi vetëm për shtyrjen e mosvendosjes të gjobave të biznesit të vogël do të penalizohet kategoria e biznesit të madh. Dhamo nënvizon se nëse do të merrej kjo masë do të ishte e padrejtë, pasi sipërmarrjet e mëdha do të penalizohen për problematika që nuk varen prej tyre.

“Për zbatimin e procesit të fiskalizimit ende ka shumë problematika që nuk janë zgjidhur. Kjo barrë nuk mund t’i lihet biznesit të madh, pasi zgjidhja e problemeve nuk varet prej tyre që ata të penalizohen. Shqetësuese për biznesin e madh nuk është mosregjistrimi për fiskalizmin, pasi shumica e biznesit të madh është fiskalizuar, por mosfunksionimi i sistemit, rritja e numrit të faturave të dubluara etj”.

Deri më 14 dhjetor kanë aplikuar dhe janë pajisur me certifikatë elektronike në të gjithë vendin 89,000 subjekte. Te fiskalizuar dhe që lëshojnë fatura të fiskalizuara rezultojnë 42% e bizneseve të vogla në vend. Të pajisur me certifikatë elektronike janë 71% e biznesit të vogël. Brenda 2021 fiskalizimi mbyllet i plotë për biznesin e madh. Sipas tatimeve nga totali i 25,392 bizneseve të mëdha aktive janë fiskalizuar 86% e tyre. Kanë mbetur të pafiskalizuar 3,300 subjekte.

Kontabilisti Dhamo thotë se masa e duhur do të ishte që afati i shtyrjes duhet të jetë i njëjtë me atë të zgjidhjes të këtyre problemeve. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe administrata tatimore fillimisht duhet të përcaktojnë se sa kohë i duhet për të zgjidhur problematikat e evidentuara nga kontabilistët dhe më pas të marrin vendimin se sa do të shtyhet procesit. Për të funksionuar procesi duhet të zgjidhen problemet teknike dhe ligjore. Për këtë duhet të përcaktohet se sa do të jetë afati i zgjidhjes së tyre. Sa kohë duhet të përfundojnë kërkesat e aplikimit. Nga eksperienca mendoj se duhet të paktën 6 muaj që këto probleme të zgjidhen”, citon z. Dhamo.

Procesi i fiskalizimit nisi më 1 janar 2021 fillimisht me bizneset e mëdha që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike. Nga 1 korriku nisi faza për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Në ditët e parë të fazës II biznese hasi probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës. Në këtë fazë pritej të fiskalizoheshin rreth 31 mijë subjekte. Faza III e procesit nisi nga 1 shtatori me përfshirjen e bizneseve të vogla, numri i të cilave është fiskalizuar mbetet i ulët.

Pak ditë më parë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, në një takim me drejtorin e tatimeve Ceno Klosi kërkoi shtyrje të gjobave për fiskalizimin.Dhoma ka kërkuar dhe shtyrjen e periudhës tranzitore që lejon deklarimin manual në e-filing të librit të shitjeve dhe blerjeve. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi kryesore bizneset e mëdha në shqipëri fiskalizimi ne shqiperi bizneset e mëdha në shqipëri fiskalizimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni