LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi, shtyhet periudha pa penalitete vetëm për subjektet e vogla

18 Dhjetor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Fiskalizimi, shtyhet periudha pa penalitete vetëm për subjektet e

TIRANË – Afati i përfundimit të periudhës pa gjoba për fiskalizimin i parashikuar të mbyllej më 31 dhjetor 2021 do të shtyhet. Edhe pse miratimi i akti normativ për mosvendosjen e gjobave hyri në shator në fuqi, kur edhe nisi zbatimin faza III e fiskalizimit për biznesin e vogël, sërish numri i subjekteve të fiskalizuara është i ulët. Për shkak të numrit të ulët të biznesit të vogël të fiskalizuar, ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) pritet të shtyjë periudhën e mosaplikimit të gjobave për t’i dhënë më tepër kohë kësaj kategorie të informohet për procesin.

Në takimin me temë “Fiskalizimi, mundësitë, sfidat dhe vështirësitë” të organizuar nga departamenti i kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera deklaroi se është duke u shqyrtuar mundësia e shtyrjes edhe për disa muaj të periudhës pa penalitete vetëm për biznesin e vogël dhe bizneset utilitare të shërbimit. Lera tha se për pjesën tjetër të bizneseve nuk pritet që aplikimi i gjobave të nisi që nga janari 2022, pasi qasja e administratës tatimore është e bazuar te ofrimi i ndihmës ndaj sipërmarrjes me qëllim realizimin e kësaj reforme. Kreu i politikave fiskale në MFE theksoi vështirësitë që po hasen gjatë zbatimit të procesit, por ai garantoi se brenda 2022 problematikat e shfaqura do të zgjidhen nëse palët bashkëpunojnë mes tyre.

Sipas përfaqësues të DPT e pranishme në takimin e organizuar nga departamenti i kontabilitetit të UT deri më 14 dhjetor janë fiskalizuar 60,000 subjekte (50% e totalit që kanë detyrimin të fiskalizohen) dhe janë lëshuar 130 mln fatura të fiskalizuara. Në total kanë aplikuar dhe janë pajisur me certifikatë elektronike në të gjithë vendin 89,000 subjekte.

Te fiskalizuar dhe që lëshojnë fatura të fiskalizuara rezultojnë 42% e bizneseve të vogla në vend. Të pajisur me certifikatë elektronike janë 71% e biznesit të vogël. Brenda 2021 fiskalizimi mbyllet i plotë për biznesin e madh. Sipas tatimeve nga totali i 25,392 bizneseve të mëdha aktive janë fiskalizuar 86% e tyre. Kanë mbetur të pafiskalizuar 3,300 subjekte.

Në takimin u prezantuan nga përfaqësues të IKM dhe IEKA problematikat e evidentuara gjatë procesit të fiskalizimit. Kontabilistët u shprehen se procesi vijon ende të shtojë kostot te sipërmarrja, sidomos te bizneset e mëdha të cilat u duhej të ndryshonin zgjidhjet e mëparshme softëare, pasi nuk përshtateshin me faturimin e ri. Kostot më të larta sipas kontabilistëve janë për importuesit që duhet të punësojnë një pozicion pune për lëshimin e faturave të fiskalizuara. Problematikat e tjera të evidentuara janë mungesa e mbulimit me internet për të gjitha zonat e Shqipërisë, faturat e dubluara dhe funksionimi automatik (në sistemin SelfCare) të librave të TVSH-së.

Një tjetër shqetësim i ngritur ishte mosofrimi i zgjidhjeve teknike sipas kërkesave ligjore nga kompanitë softwarike, si në rastin e kompanive hidrokarbure që nuk ofrohet mundësia e stornimit të taloneve.

“Vetëfaturimit (pra rasti i faturave të lëshuara nga blerësi)në disa software ndodh që të shfaqen edhe në libër blerje dhe në libër shitje, kur në fakt duhet të shfaqen vetëm në librin e blerjeve. Në vijim lidhur me autongarkesat ka raste kur shfaqet në blerje me vlerë zero, ndërsa në shitje me vlerë. Pra shfaqet vetëm si faturë shitjeje. Nuk është i mundur modifikimi i faturës së fiskalizuar nga operatorë të ndryshëm nga ai që ka lëshuar faturën origjinale.

Të forcohen kriteret e licencimit të këtyre kompanive dhe të jenë përgjegjëse për penalitetet e biznesit që lidhen nga problematikat e shkaktuara nga software-t”, u theksua gjatë prezantimit të departamentit të kontabilitetit në prezantimin e problematikave të procesit. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi financat ne shqiperi fiskalizimi subjektet e vogla financat ne shqiperi fiskalizimi subjektet e vogla

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën