KRYESORET
Ekonomi

Fiskalizimi/Kontabilistët kërkojnë zgjidhje,bizneset e zonave rurale të përjashtohen

10 Janar 2022, 06:07 Nga DOSJA
Fiskalizimi/Kontabilistët kërkojnë zgjidhje,bizneset e zonave

Për 2021 mbetën ende të pazgjidhura shumë problematika për zbatimin e plotë të procesit.

Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të vogla që nuk janë fiskalizuar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi vendimin për shtyrjen me 6 muaj të periudhës pa gjoba për këto subjekte deri në qershor 2022, nga 31 dhjetori 2021, që ishte afati paraprak që parashikonte përfundimin e periudhës pa gjoba.

Deri tani janë fiskalizuar 42% e biznesit të vogël. Kontabilistët dhe audituesit ngrenë shqetësimin se ende mbeten të pazgjidhura nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe administrata tatimore shumë probleme për fiskalizimin që do të vështirsojnë procesin edhe për 2022. Sipas konkluzioneve të ekspertëve të botuar në raportin “Fiskalizimi, sfidat, mundësitë dhe vështirësitë” për tatimpaguesit e vegjël thuhet se jo vetëm që nuk kanë infrastrukturën e duhur për zbatimin e procesit, por kjo është kosto ekstra për këto subjekte.

Kontabilistët kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për subjektet e zonave rurale, duke përfshirë që për një periudhë disa vjecare të mos përfshihen në fiskalizim. “Tatimpaguesit e zonave rurale e kanë të vështire lidhjen me internet dhe procedurat në lidhje me fiskalizimin e faturave duke i marrë në usb dhe të shkohet në drejtorinë rajonale tatimore janë shumë të vështira për t’u besuar për t’u realizuar”, thuhet në raport.

Shqetësim për ekspertët janë edhe shumë procedura të tjera që ende nuk kanë gjetur zgjidhje, si shkarkimi i faturës, afati i deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes dhe problemet me faturat e importit.

Disa nga problematikat e fiskalizimit për bizneset

-Në ndryshim nga e-filing, ku janë përcaktuar qartë të drejtat e përdorimit, e përdorueseve Admin, apo ekonomistë, apo të tjerë, hyrja në SelfCare realizohet me kredencialet e e- Albania. Portali e-Albania ka informacion konfidencial, të cilin jo çdo operator duhet ta shohë, sidomos kur behet fjalë për palë të treta. Duhet të veprohet si me e- filling, ku ka akses të veçantë dhe për më tepër ka hapësira të veçanta edhe për palët e treta dhe ka një dallim të saktë se kush ka hyrë në portal dhe çfarë veprimi ka kryer.

-Duhet shmangur dhe paqartësia në lidhje me përgjegjësinë e mosfunksionimit të fiskalizimit të faturës. Është e pamundur për përdoruesin, të kuptojë se çfarë e ka shkaktuar problemin dhe rrjedhimisht dhe korrigjimin e tij.

-Një problematikë tjetër lidhet dhe me shkarkimin e faturave nga SelfCare. Kontabilistëve u duhet shumë kohë për të shkarkuar faturat nga Self Care dhe krijimin/mbajtjen e dokumenteve të kontabilitetit.

-Afati i deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes në datë 10, krijon pamundësi për Kontabilistët e Miratuar, për verifikimin e faturave, dhe deklarimin e tyre, brenda së njëjtës ditë. Zakonisht kontabilistët kanë shumë klientë dhe është e pamundur të komunikojnë me të gjithë ata, për aprovimin e faturave dhe deklarimin e tyre në kohë. Nga diskutimet duket se Administrata Tatimore dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë e konsiderojnë si një proces që mund të kryhet në datën 10, por nëse marrim në konsideratë kontabilistët që kanë një numër të madh klientësh, besoj se është praktikisht e pamundur. Për më tepër me procesin e fiskalizimit, ku librat nuk do të mund të ndryshohen, nuk ka arsye që data 10 të jetë për deklarimin e librave dhe më pas të pritet për datën 14 për deklarimin e TVSH-së. Në këtë lloj sistemi, diferenca kohore në këto dy data, mund të bëhet në një datë. Afati i deklarimit dhe pagesës se TVSH-se mund te shtyhet në datën 20 të muajit pasardhës në të njëjtën datë me deklarimet e tjera mujore të tatimpaguesit.

-Në proces vihen re dhe mospërputhje midis zbatimit në aplikacione dhe bazës ligjore. Udhëzimi aktual i TVSH parashikon një procedurë të veçantë për shpenzime të rimbursueshme të cilat nuk janë pjesë e vlerës së tatueshme të furnizimit. Këto janë shpenzime të cilat zakonisht kontabilistët, këshilltarët tatimor, auditorët apo avokatët kryejnë në emër dhe për llogari të klientëve të tyre. Udhëzimi ka parashikuar që këto shuma të përfshihen në faturën e shërbimit por nuk deklarohen në libra si vlera të veçanta. Me fiskalizimin, mënyra e përshkruar në udhëzim nuk mund të zbatohet. Qartësisht ose duhet të ndryshohet udhëzimi ose të krijohet mundësia të fiskalizohen vlera të tilla.

-Një tjetër problem madhor mbetet fiskalizimi i faturave në import. Tërheqja e të dhënave nga administrata doganore dhe konfirmimi i saj nga tatimpaguesi është një proces i mirëpritur nga të gjithë. Gjithsesi është e paqartë nevoja për fiskalizimin e faturave nga furnitorët e huaj. Duke pasur parasysh se vetë procesi nuk është tërësisht i saktë dhe shumat që duhet të deklarohen nuk reflektojnë realitetin (lejohet vetëm një furnitor për një deklaratë duke mos pasur mundësi të përfshihen shpenzimet e transportit apo shpenzime të tjera që janë pjesë e vlerës doganore). Në dijeninë tonë asnjë nga zgjidhjet softuerike nuk e mundëson kryerjen e këtij procesi (fiskalizimin e faturave të importit) duke e transferuar këtë proces në portalin SelfCare duke sjellë mbingarkesën/ngadalësimin e këtij të fundit. Koha e lënë në dispozicion për kryerjen e këtij procesi (72 orë) do të krijojë një presion të panevojshëm për tatimpaguesit por sidomos për kontabilistët. Si një shërbim i jashtëm, jo gjithmonë kontabilisti mund të jetë në dijeni të operacioneve të shoqërive. Ndoshta është momenti të vlerësohen edhe njëherë përfitimet dhe kostot e këtyre proceseve.

Ecuria e fiskalizimit

Vlerat numerike janë në ndryshim të vazhdueshëm, në përputhje me ecurinë e reformës së fiskalizimit. Ecuria e fiskalizimit deri më 14 dhjetor sipas të dhënave të DPT është:

-59,000 tatimpagues aktivë të fiskalizuar dhe mbi 126 milionë fatura të fiskalizuara që prej datës 01.01.2021;

-88,609 tatimpagues ose 73% e totalit të tatimpaguesve aktivë janë pajisur me certifikatë fiskalizimi;

-21,878 tatimpagues ose 86.4% e tatimpaguesve aktivë të biznesit të madh janë pajisur me certifikatë fiskalizimi;

-18,643 tatimpagues aktivë të biznesit të madh ose 73.6% e totalit, kanë leshuar fatura të fiskalizuara;

-64,698 tatimpagues ose 71.1% e tatimpaguesve aktivë të biznesit të vogël janë pajisur me certifikatë fiskalizimi;

-37,654 ose 41.4% e tatimpaguesve aktivë të biznesit të vogël kanë lëshuar fatura te fiskalizuara./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Sondazh

Poll

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Demokratja-Berishës: Ti je i ndershëm, këta të tjerët kanë nga 100 dashnore

Emri i presidentit të ri, Alibeaj flet për firmat: I kam! Në mbledhje sot ishin 26 deputetë

Negociatat për president tek PD, Alibeaj: Nesër pasdite do kemi mbledhje tjetër

17 shoferë “dru” në timon, 27-vjeçari rreh efektivin e Policisë teksa e shoqëronte

A janë arrestimet e Nuredin Dumanit? Kreu i SPAK se "lëshon" PENTITON: Nuk flas dot...

Pse s'janë arrestuar Ervis Martinaj dhe Suel Çela? Kraja dhe Nano: Po i kërkojmë akoma...

Ka dyshime për dekonspirtim?Kreu i SPAK: Jo!Do i shkojmë deri në fund, s'ka rëndësi sa të fortë janë

Cili ka qenë roli i shefit të Krimeve, Palushit? Arben Kraja: Ka shpërduar detyrën!

ZBULOHET emri i aksionit të SPAK, kuptimi! Kush e kishte "plumbin e artë"...

MEGAAKSIONI, Arben Kraja jep DETAJE: Shkatërruam 8 banda, të dhunshëm, paguanin shumë për vrasje

Zgjedhja e Presidentit, Bylykbashi: Alibeaj ka marrë përsipër t’i sigurojë Ramës votat

Shpërthim me tritol në lokalin Radhimë! Ambienti i marrë me qira nga kunati i Çelës

Momenti kur djali i Arben Mërkurit largohet nga vendngjarje, ia vranë të atin para syve

Vrasja në Sukth, dalin pamjet nga vendngjarja

'A ka më deputetë që hetohen?'/ Arben Kraja 'kyç gojën': Nuk jap përgjigje, e thotë ligji

Kreu i SPAK: 80% të rasteve që kemi në dorë, as që e dinë se janë nën hetim

Dosja 184 s'i "shqitet" Ulsi Manjës, Tabaku ia kujton para Arben Krajës, ministri: Kam një merak

PS sulmon SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje

Qeveria miraton fond shtesë 160 mln lekësh për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Manastirliu: Kemi miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor

Conferencë League! 25 Maji ditë pushimi, s'lejohen makinat, 'mbyllet' Tirana

Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Me kë e ka? Rama: Flet shumëkush për bujqësinë, ose s'kanë lidhje ose s'kuptojnë

Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Presidenti i ri/ Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Basha lë me 'hije' kolegët, Agron Duka frikë të bëjë llogari: Se mos bëj ndonjë gabim?

Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"

Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Zgjedhja e Presidentit, Alibeaj: Ai që do ulet atje të mos jetë as i njërit e as i tjetrit

Presidenti/ PD kërkon 4 kandidatura, Balla: Kushtin tuaj nuk e pranojmë

Rama: Mirëseerdhe në grupin e inkriminuarve! U pagëzove me këtë ujin e baltës

Tjetër aksident në Dhërmi, shoferi hidhet nga betonerja për të shpëtuar

Makina tërheq zvarrë 20-vjeçaren tek vizat e bardha në Tiranë

Propozimi për kriteret e presidentit, Alibeaj: Balla e bëri kastile, i thashë flasim tani

Investimet strategjike, PD: Pronat grabiten nga ministrat e zyrtarët e lartë të PS, aksion kriminal

Aksidenti tek rreth-rrotullimi i TEG-ut, s'dihet për viktima

Apeli s'merr vendim për Lefter Kokën! Avokati: S'ka pse të bashkëpunojë me drejtësinë

"17 maji"/ Presidenti Meta kujton takimin Rama-Basha: Dita më e errët pluralizmit politik

Parti tjetër apo rikthim tek LSI, Meta: Gjithmonë në krye të detyrës, dihet kujt i ka hyrë tartakuti

Shkrimi i gazetës austriake për lobimin 700 mijë $ në SHBA, Meta: Mashtrim! Isha me Petritin

Bashkëpunim me Edi Ramën? Meta “s'i mbyll derën” kryeministrit: Kam vetëm një kusht

Rama thirrje SPAK ta hetojë, Meta: Shqipëria më pret, kjo është e vërtetë! Kam armët më të forta

'Derën e ka të hapur'/ Biseda me demokratin, Rama: Ishte i mërzitur, më tha se i kishte ikur partia

Sulmon prokurorët dhe gjyqtarët, Rama: Disa KÇK mbajnë peng procesin e rindërtimit

I vëzhgon të gjithë me radhë! Rama 'sulmon' Veliajn: Mbjell pemë për të dalë në televizor

Dosja-POP/ Dubai Porta Potty!