LIVE UPDATES
Ekonomi

Fiskalizimi i bizneseve! Kontabilistët: Nga 1 janari procesi nuk mund të funksionojë

15 Nëntor 2021, 06:17 Nga DOSJA
Fiskalizimi i bizneseve! Kontabilistët: Nga 1 janari procesi nuk mund

Nga 1 janari deri në fillim të muajit nëntor, rreth 43% e bizneseve të pajisur me certifikatë elektronike nga AKSHI janë fiskalizuar.

Në total sipas DPT janë fiskalizuar 45,513 subjekte ku 27,987 janë biznese të vogla dhe 17,526 biznese të mëdha. Deri në fillim të muajit tetor të pajisur me certifikata elektronike nga AKSHI ishin 74,000 subjekte dhe 7,000 të tjerë në pritje të aplikimit.

Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të vogla të fiskalizuara, kontabilisti Sotiraq Dhamo pohon se është e pamundur që nga 1 janari 2022 procesi të nisë të zbatohet i plotë.

“Në këtë situatë Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe administrata tatimore duhet të zhvillojë një analizë për të kuptuar se cilat janë mundësitë për ta bërë procesin të plotë nga 1 janari 2022 ose në rast të kundërt duhet të marrin një vendim sesi do të veprohet këto 2 muaj. Nëse do të ketë vendim për shtyrje të fazës tranzitore nuk duhen të lihen për datën 1 apo 2 janar të vitit tjetër”.

Z.Dhamo rekomandon se nëse do të shtyhet fiskalizimi administrata tatimore do të pranojë këtë periudhë “rrëmujë” ose nëse do të duhet të zbatohet nga 1 janari 2022 për të gjitha bizneset duhet të kalojnë në penalitete tatimpaguesit, që nuk janë regjistruar.

“Nuk është ende e qartë nëse edhe platforma SelfCare do të funksionojë më të gjithë komponentët nga 1 janari 2022, pasi ka pasur shumë probleme teknike gjatë zbatimit të procesit. Nëse këto probleme nuk janë zgjidhur, atëherë përsëri do të ketë një tjetër arsye për heqjen e gjobave”.

Sakaq, sipas kontabilisti Sotiraq Dhamo numri i ulët i bizneseve të fiskalizuara vjen pasi një pjesë e madhe e tyre po presin 1 janarin 2022. “Nga konstatimet në shumë raste, sidomos bizneset e vogla, si marketet apo dyqanet ushqimore shprehen se kanë kohë të fiskalizohen deri më 1 janar. Pra, fakti që nuk vendosen gjoba, konsiderohet prej tyre si mosdetyrim për t’u fiskalizuar. Mosvendosja e gjobave, sipas aktit normativ nuk është për bizneset që nuk regjistrohen për fiskalizimin, por për ata që bëjnë gabime gjatë zbatimit të procesit. Ka edhe shumë biznese të vogla që pajisen me certifikatë nga AKSHI, por e shtyjnë afatin e pajisjes me zgjidhjet software, për shkak të kostove. Në kahun tjetër biznese të tjera kanë krijuar mentalitetin që procesi mund të shtyhet sërish”.

Një problem tjetër i procesit nga kontabilisti konsiderohen vonesat në pajisjen e subjekteve me certifikatë elektronike. Z. Dhamo pohon se këto vonesa mund të vendosin në vështirësi procesin në janar të 2022 kur do të ketë aplikime të reja.

“Është fakt që pajisja e bizneseve me certifikatë elektronike po vonon. Me një përllogaritje rezulton që nga 1 korriku 2021 kur nis zbatimin faza e dytë e fiskalizimit AKSHI ka lëshuar rreth 20,000 certifikata elektronike në muaj. Nga 1 janari nisin aplikimet për bizneset që iu përfundon afati vjetor i përdorimit të certifikatës. A ka AKSHI kapacitet për të furnizuar me certifikatë pjesën e mbetur të bizneseve dhe bizneset e tjera që do të aplikojnë për certifikatat e reja?”.

Procesi i fiskalizmit nisi më 1 janar 2021 fillimisht me bizneset e mëdha që kryejnë transaksione pa para në dorë me entet publike. Nga 1 korriku nisi faza për transaksionet pa para në dorë mes bizneseve. Në ditët e parë të fazës II biznese hasi probleme me bllokimin e portalit SelCare për shkak të mbingarkesës. Në këtë fazë pritej të fiskalizoheshin rreth 31 mijë subjekte. Kontabilistët paralajmërojnë se situata pritet të përsëritet kur të përfshihen në proces të gjitha subjektet. Faza III e procesit nisi nga 1 shtatori me përfshirjen e bizneseve të vogla.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset në shqiperi fiskalizimi kontabilistët bizneset në shqiperi fiskalizimi kontabilistët

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Nëntor 2021, 06:49

Lojërat e fatit ikën, rilindin kazinotë

Kompanitë e lojërave të fatit ishin historikisht ndër më fitimprurëset në vend, edhe për normë, edhe në vlerë. Por, pas një vendimi politik, nga 1 janari i viti...

Ekonomi 13 Nëntor 2021, 09:06

Biznesi i mirë i koncesioneve dhe ndërtimit

TIRANË- Koncesionet, të dhëna ndër vite, po rezultojnë biznesi më fitimprurës në ekonomi. Mungesa e “dhuruar” e konkurrencës u mundëson operatorëve të fiks...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni