Politike

Firmat piramidale/ Shfaqësohet Berisha:Kërkova 20 herë falje, kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen, por pushtetin e mori Nano

Berisha ka deklaruar se ka pasur të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen por nuk e bëri këtë gjë.
Featured image of article: Firmat piramidale/ Shfaqësohet Berisha:Kërkova 20 herë falje, kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen, por pushtetin e mori Nano Sali Berisha, ish-kryeministri

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se ka kërkuar falje për piramidat.

Ai tha se kishte mundësi të mbante karrigen e tij duke marrë para një pjese duke ia dhënë më pas atij që i kishte futur tek piramidat, por nuk mund ta bënte këtë sepse nuk kishte moralin.

Sali Berisha: Kam kërkuar të falur për piramidat, 20 herë, por kam bërë edhe tjetrën, kur Fatos Nano doli dhe u tha se do u kthejë një qindarkë u thash se nuk kthej asnjë qindarkë. Borxhi është i vjetër sa njeriu dhe një borxh që nuk e ke marrë nuk e njeh kurrë. I qëndrova kësaj sepse nuk gjeja moral që të mblidhja ty paret e tua unë dhe ti jepja këtij tjetërit që kishte futur në piramida. Unë nuk mund ta bëja këtë. I kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen time dhe për të paguar një nga një. Nuk kisha moralin për ta bërë një gjë të tillë dhe nuk e bëra dhe e mori pushtetin Fatos Nano.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Ora News

J.V/Dosja.al

Shto Koment