Aktualitet

Firma polake iu premtoi punë por i braktisi në mes të rrugës. 30 shqiptarë bllokohen në Poloni, kalojnë netët në stacionin e trenit(Foto)

I tillë është rasti i 30 shqiptarëve të cilët ishin nisur drejt Polonisë me shpresën se do të punësoheshin nga firma që u kishte premtuar punë. Por në fakt kjo e fundit i ka braktisur ato duke i lënë në mes të rrugës.
Featured image of article: Firma polake iu premtoi punë por i braktisi në mes të rrugës. 30 shqiptarë bllokohen në Poloni, kalojnë netët në stacionin e trenit(Foto) Pamje e shqiptareve ne Poloni

POLONI- Në shqipëri për shkak të situatës të koronavirusit, të gjitha kufijtë janë mbyllur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Mirëpo për shkak të këtyre rrethanave shumë shqiptarë kanë mbetur jashtë shteteve të ndryshme të botës.

I tillë është rasti i 30 shqiptarëve të cilët ishin nisur drejt Polonisë me shpresën se do të punësoheshin nga firma që u kishte premtuar punë. Por në fakt kjo e fundit i ka braktisur ato duke i lënë në mes të rrugës.

Mësohet se shqiptarët nga Vlora, kanë dy ditë që flenë në stacionin e trenit, ndërsa apelojnë për kthim në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje e Shqiptareve ne Poloni

Kujtojmë se duke nisur nga nesër qeveria shqiptare do të vendos avionë falas në disa vende të botës, për të kthyer shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar, ndërsa ka vënë në dispozicion dhe disa numra telefoni të konsullatave tona në këto shtete.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i është bashkuar listës së fundmi, me 3 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 113 të infektuar. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment