LIVE UPDATES
Politike

Firma MRVDV, Bashkia Tiranë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale

25 Prill 2019, 11:19 Nga DOSJA
Firma MRVDV, Bashkia Tiranë dhe kapja e shtetit nga interesat kriminale

Një nga veçoritë përcaktuese të një regjimi të korruptuar është shkrirja e kufirit mes publikes dhe privates, midis sferës publike ku vepron qeveria që synon të mirën publike dhe sferës të sipërmarrjes private e cila synon fitimin. Korrupsioni ndodh pikërisht atëhere kur fondet dhe mallrat e destinuara për publikun përdoren për përfitime private, ose kur interesat private ndikojnë politikat publike.

Kur këto interesa private kontrollojnë plotësisht aparatin qeveritar dhe, për më tepër, kur ato sponsorizohen nga veprimtari kriminale, atëherë, kemi të bëjmë për kapje e shtetit.

Në Shqipëri shteti është kapur. Kjo kuptohet jo vetëm nga kursi i këmbimit të lekut me euron, i cili është plotësisht i pavarur nga normat e inflacionit dhe rritja ekonomike e raportuar nga Banka e Shqipërisë. Dobësia relative e euros, në fakt, mund të shpjegohet vetëm nga sasitë e madhe tē paras me origjinë kriminale që qarkullojnë në Shqipëri, të cilat financojnë gjithçka, nga projektet e pasurive të paluajtshme tek fitoret e zgjedhjeve. Në këtë kuptim, me të drejtë, mund te thuhet se kemi një “narko-euro”.

Një shembull konkret i mjegullimit të sferës private dhe asaj publike, ose më mirë, kapja e sferës publike nga interesat private, janë projektet “madhështore” të arkitekturës të ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë Veliaj, të cilat kanë për qëllim transformimin e plotë të qendrës historike të Tiranës, duke pastruar, në proces, të ardhurat nga krimi, mbi të gjitha trafiku i drogës.

Logjika është gjithmonë e njejtë: për të bërë të mundur që të mos ketë asnjë proces të prokurimit publik për asnjë komponent të projektit, trualli mbi të cilën ndërtohet dhe fondet që nevojiten për ta financuar projektin, paraprakisht tjetërsohen nga pronësia publike.

Për shembull, në rastin e projektit të stadiumit të ri kombëtar, qeveria zhvendosi paraprakisht të gjithë ponën publike, tokën dhe stadiumin mbi të, tek një ent privat të quajtur Qendra Sportive Kuq e Zi (QSKZ), një kompani e përbashkët midis Ministrisë së Kulturës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Federata, e cila është ligjërisht ent private more 75 për qind të aksioneve në QSKZ), mjaftueshëm për të mos zbatuar ligji e prokurimit publik në veprimtarinë e saj. Pas kësaj, prokurimi i ndërtimit dhe projektimit të stadiumit të ri ishte krejtësisht i mbrojtur nga mbikqyrja publike dhe transparenca.

Natyrisht, kjo skemë funksionon mirë kur ke arkitektin e duhur, në këtë rast arkitektin italian Marco Casamonti, të dënuar për korrupsion në Itali.

Në rastin e Teatrit Kombëtar, qeveria hartoi një “ligj special”, i cili do t’i jepte kompanisë së ndërtimit Fusha shpk të drejtën ekskluzive për të ndërtuar në tokën publike në pronësi të Bashkisë Tiranë pa asnjë formë konkurrence. Megjithëse ligji u ndryshua pas kritikave të Komisionit Europian, dhe ligji i ndryshuar nuk është zbatuar, retorika e qeverisë për projektin tregon qartë se interesat publike dhe private janë shkrirë dhe nuk mund t’i dallosh më nga njëra-tjetra.

Kryeministri Rama e shpalli personalisht publikisht projektin e Teatrit Kombëtar të arkitektit danez Bjarke Ingels, duke lënë të kuptohej se ky projekt ishte një nismë publike e qeverisë. Vetë Bjarke Ingels pretendoi se kishte fituar një “konkurs” publik, i cili sigurisht nuk ishte zhvilluar kurrë.

Kur u pyetën për këtë konkurs, kompania BIG e Ingelsit, më pas, pohoi se kishte një marrëveshje me klientin e saj, Bashkinë e Tiranës, e cila nuk lejonte dhënien e informacionit. Por në faqen e saj, Bjarke Ingels përmend si klient të sajin të vetëm kompaninë Fusha.

Pra, me çfarë kemi të bëjmë? Me një projekt publik me garë ndërkombëtare? Projekt publik me Bashkinë e Tiranës? Apo projekt privat me kompaninë Fusha? Përgjigjja është sigurisht: të gjitha bashkë. Qeveria qëndrore dhe ajo lokale e drejtuar nga Partia Socialiste dallojnë nga një kompani private vetëm nga emri.

Shembulli më i fundit i bashkimit të publikes dhe privates është rinovimi i ndërtesës së njohur si Piramida në qendër të Tiranës. Hapi i parë, në prill 2016, ishte heqja e piramidës si pjesë e qendrës historike të Tiranës, duke i hequr asaj mbrojtjen si monument kulture. Pastaj në dhjetor 2016, Këshilli i Ministrave transferoi pronësinë e ndërtesës dhe të tokës nga qeveria tek Bashkia Tiranë. Për shkak të ndryshimit në statusin dhe pronësinë e Piramidës, do të kishte më pak mbikëqyrje.

Një muaj më vonë, në janar 2017, arkitekti holandez i MVRDV, Winy Maas, mori pjesë në një diskutim nga Bashkia Tiranë organizuar tek Piramida për Piramidën. Vlen të përmendet se gjatë fushatës zgjedhore 2015, Veliaj protestoi publikisht kundër një projekti të mëparshëm (dhe të dështuar) të MVRDV-së, Tirana Rocks.

Në qershor 2018, u bë publik lajmi se MVRDV “mori” tenderin për rindërtimin e Piramidës pa ndonjë konkurs publik apo tender.

Të mërkurën, opozita publikoi dy foto nga faqja zyrtare e MVRDV-së. Në foton e parë tregohet se projekti i Piramidës ishte projekt për Bashkinë e Tiranës (domethënë, një projekt publik që duhet t’i nënshtrohet ligjeve të prokurimit publik) për një “shumë të pazbuluar” parash. Kjo është dukshëm në kundërshtim me ligjin, pasi shuma e parave duhet bërë publike.

Zgjidhja e këtij “problemi”, pra detyrimit për garë publike, ishte ndryshimi i klientit nga Bashkia Tiranë në Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një fond privat që nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik shqiptar apo transparencës, duke hequr tërësisht çdo referencë në kosto. Kështu projekti tani shfaqet në faqen e internetit të MVRDV-së me klient AADF-në.

Është e njëjta hile e përdorur nga Bjarke Ingels—ndryshimi i klientit nga Bashkia e Tiranës në Fusha shpk.

Në të tri projektet—stadiumi i ri kombëtar, ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar dhe rindërtimi i Piramidës—shohim, pikërisht të njëjtën logjikë dhe qasje: kalimi i pronës publike në ente private, të cilat, megjithatë, janë nën kontrollin e atyre që janë në pushtet, për të shmangur llogaridhënien financiare.

E gjithë kjo është mundësuar nga “arkitektët yje”, të cilët japin me qira famën dhe prestigjin e tyre për të fshehur krime financiare me përmasa të mëdha.

Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e tiranes piramida e tiranes projekti per piramiden e tiranes tirane winy maas bashkia e tiranes piramida e tiranes projekti per piramiden e tiranes tirane winy maas

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni